Messi: Bëhuni të përgjegjshëm, rrini në shtëpi

Superylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka publikuar të shtunën një fotografi të tij me një pjesë të familjes dhe ka dhënë në porosi. Ai ka kërkuar që njerëzit të jenë të përgjegjshëm dhe të rrinë në shtëpi, raporton BBC.

La Liga spanjolle, njëjtë si të gjitha kampionatet e mëdha evropiane, është pezulluar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në Spanjë situata është shumë e rëndë. Pritet që Spanja të bllokohet plotësisht pas rasteve të shumta me koronavirus.

“Tani është koha të jemi të përgjegjshëm dhe të rrimë në shtëpi. Këto janë ditë të komplikuara për të gjithë. Ne jemi të brengosur me atë që po ndodh dhe duam të ndihmojmë duke vendosur veten në vendin e atyre që po vuajnë më së shumti, pasi janë prekur vet, familjet e tyre, shokët, apo për faktin që punojnë në vijat e para në spitale dhe qendra mjekësore”, ka shkruar Messi.

Shumë yje të sportit kanë dhënë mesazhe publike në përkrahje të njerëzve të prekur nga koronavirusi.

“Shëndeti duhet gjithnjë të jetë në rend të parë. Është një situatë e veçantë dhe duhet t’iu përmbahemi instruksioneve. Vetëm kështu virusi mund të luftohet në mënyrë efektive. Është moment perfekt të shijojmë kohën me të afërmit tanë, që jo gjithnjë e kemi. Përqafime për të gjithë, me shpresë se mund të kalojmë këtë situatë shpejtë”, ka shkruar Messi.

Lajme të ngjashme:

LA Galaxy dëshiron Messin, i ofron rrugën e “shpëtimit”
Klubi i MLS-s kanë shprehur interesim të madh për transferimin e argjentinasit. LA Galaxy raportohet se kanë kontaktuar Lionel Messin për ta pyetur nëse dëshiron ...
Charlie Austin, futbollisti i radhës që infektohet me koronavirus
Sulmuesi i West Bromit, Charlie Austin është futbollisti i fundit profesionist që është diagnostifikuar me koronavirus. 30-vjeçari beson se është infektuar me koronavirus gjatë ...
Supertalenti 15-vjeçar Moukoko në pritje të promovimit
Kishte vetëm një mënyrë për të shpjeguar se sa i mirë ishte Youssoufa Moukoko kur ishte 12-vjeçar. Disa që e panë atë duke luajtur, konstatuan ...
Ibrahimoviqi do të largohet nga Milani në fund të stinorit
Zlatan Ibrahimoviq do të largohet nga Milani në fund të stinorit dhe po mendon të nisë karrierë si trajner, ka njoftuar “Sportmediaset” të dielën, ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *