Kurti falënderon deputetët që miratuan Ligjin për buxhetin, lavdëron Vjosa Osmanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët të cilët mbrëmë kanë miratuar ligjin për buxhetin 2020.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “qëndrimi i deputetëve për mbi dhjetë orë në Kuvend për ta miratuar ligjin për buxhetin 2020 dëshmoi përgjegjësi të lartë përballë situatës së pandemisë që ka prekur tashmë sidomos kontinentin tonë”.

“ I falënderoj deputetët e LDK-së, ata të pakicave dhe të VETËVENDOSJE!-s, për përkushtimin dhe mbështetjen. Në veçanti, i falënderoj deputetët me probleme shëndetësore, prej z. Fetah Rudit në karrocë invalidore e deri te z. Hatim Baxhaku i operuar në zemër para vetëm një muaji e gjysmë”, ka shkruar ai.

Kurti ka lavdëruar punën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, për organizimin e seancës së jashtëzakonshme.

“Organizimi dhe mbarëvajtja e mbledhjes së djeshme të jashtëzakonshme nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani, ishte i jashtëzakonshëm. Nga kontrolli mjekësor në hyrje të sallës gjer te ndjekja e përpiktë e hollësive procedurale. Ishte kjo një ditë e gjatë me sukses të plotë. Miratimi i buxhetit vjetor është ndër hapat më të rëndësishëm për të përballuar sfidat aktuale, e për të zbatuar programin e qeverisë së ndryshimit. Të falemnderit Kryeparlamentare”, ka shkruar ai.

7
LEXONI EDHE KËTË:  Eliot Engel: Do të punojmë që një ditë ta festojmë pranimin e Kosovës në BE dhe NATO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *