Keita mund të kthehet te Leipzigu

Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita mund të vendosë të kthehet te RB Leipzigu në verë, shkruan “Bild”, transmeton Koha.net.

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp mund të vendosë të shesë mesfushorin, ndërsa pritet të bëjë ndryshime në skuadër në afatin kalimtar të verës.

Mësohet se Keita është i gatshëm të pranojë një pagë më të vogël për t’u kthyer te Leipzigu, pasi e ka pasur të vështirë të adaptohet me kërkesat e futbollit në Premier League me Liverpoolin.

Keita u transferua te Liverpooli nga Leipzigu në verën e vitit 2018 për 60 milionë euro. Kontrata e tij me Liverpoolin skadon në verën e vitit 2023. Ai ka luajtur 18 ndeshje këtë stinor në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar tre gola dhe asistuar një.

Lajme të ngjashme:

Caktohet data dhe vendi i ndeshjes Kosovë – Rusi
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) do të luajë më 6 mars kundër Kombëtares së Rusisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021. Ndeshja do ...
Kampionia olimpike në xhudo, Rafaela Silva suspendohet për dy vjet shkaku i dopingut
Kampionia olimpike në xhudo, Rafaela Silva ka rezultuar pozitive në doping testin, për çka është suspenduar për dy vjet, e që do të mund ...
Joshua ia ka vënë syrin përballjes me Furyn
Anthony Joshua dëshiron të përballet me Tyson Furyn në stadiumin e ri të Tottenhamit, por vetëm në rast se Fury triumfon ndaj amerikanit Deontay ...
Nora Gjakova lufton për të bronztën në Izrael
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, është afër medaljes së bronztë në Grand Prixin që ka nisur sot në Tel Aviv. Ajo do të përballet me portugezen ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *