Maqedoni e Veriut: 148 persona të infektuar me koronavirus

Ka arritur në 148 numri i personave të prekur me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19.

Shkupi mbetet me numrin më të lartë të të infektuarve, gjithsej 88. Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një është shëruar.

Prej të martës në mesnatë, në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi kufizime të reja të lëvizjes së qytetarëve: ora policore do të zgjasë nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa për të moshuarit mbi 67 vjeç kufizimi nis nga ora 11:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Kufizime janë vendosur edhe për të rinjtë deri në 18 vjeç, të cilët nuk lejohen të lëvizin nga ora 21:00 deri në orën 12:00.

Numri i qytetarëve në vetizolim në këtë vend ka arritur në afër 10,000 apo 2,000 më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Lajme të ngjashme:

Spanja ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
Senati i Spanjës me 0 vota kundër përmes video-votimit ka miratuar Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. “Senati spanjoll sapo ratifikoi Pratokollin ...
Palmer: Marrëveshja e Prespës dhe anëtarësimi në BE dhe NATO janë të ndërthurura
Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Matthew Palmer në intervistë për ‘Wall Street journal’ tha se ...
Shefçoviç: 27 vendet anëtare mbështesin metodologjinë e re të BE-së
Nënkryetari i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç, në konferencën për shtyp pas Këshillit të sotëm të punëve të përgjithshme të BE-së, theksoi se të gjitha ...
Rritet numri i të prekurve nga Koronavirusi në vend, 29 në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë informon se janë detektuar edhe 29 raste të reja me virusin Covid-19 gjatë ditës së djeshme, ku numri më i madh ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *