Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi, 5 të punësuar në Klinikën e Dermatologjisë të infektuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të orës 16:00 njoftoi se ka ndërruar jetë një grua 66-vjeçare nga Dibra e cila paraprakisht ka pranuar terapi kronike për hipertension. Me këtë numri i viktimave në RMV nga virusi korona ka arritur në 3, ndërkaq numri i të infektuarve gjithsej 177, njofton Portalb.

“Bëhet fjalë për gruan e cila në periudhën e kaluar ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq ndërroi jetë përpara disa orëve”, tha FIlipçe.

Ashtu siç informoi Filipçe, 5 mjekë nga Klinika e Dermatologjisë janë të infektuar me virusin korona.

“Pas 16 ditëve të kaluara në izolim, pa simptoma në teste kanë dalë me rezultate pozitive. Ata janë kolegë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata do të vazhdojnë të jenë në izolim”, theksoi Filipçe, duke shtuar se me to do testohen edhe 30 punëtorë shëndetësorë nga klinika, testimet e të cilëve kanë dalë negativë.

Përndryshe, rikujtojmë se drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë doli pozitive në virusin korona pasi që kishte udhëtuar në Itali. Ajo më pas u shkarkua nga detyra pasi që, edhe pse kishte udhëtuar jashtë vendit, nuk i kishte respektuar rekomandimet e autoriteteve për të qëndruar në vetë-izolim por për 5 ditë kishte vazhduar të shkojë në punë.

Paraprakisht, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me virusin korona në vend.

Sipas qyteteve, rastet e reja janë diagnostikuar në Shkup (20), Kumanovë (3), Veles (3), Prilep (2) dhe Dibër (1).

Deri më tani, 2 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit korona, ndërkaq një është shëruar.

Sipas vendbanimit deri më tani më së shumti të infektuar ka Shkupi, gjegjësisht 108, pastaj Dibra (41) – prej të cilëve 2 kanë ndërruar jetë, Kumanova (11) – prej të cilëve 1 ka ndërruar jetë, Shtipi (7), Velesi (3), Kavadari (2), Ohri (2), Prilepi (2) dhe Gostivari (2).

LEXONI EDHE KËTË:  Telashet e sigurisë në “WhatsApp” – 60 mijë grupe ende të qasshme në internet
6

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *