Një 97-vjeçare shërohet nga koronavirusi

Një grua 97-vjeçare është bërë personi më i vjetër në Korenë e Jugut që shërohet nga koronavirusi, sipas Yonhap News. Ende nuk ka detaje të tjera rreth saj – por ajo nuk është e vetmja në botë që përkundër moshës e ka fituar betejën me virusin.

Më parë, media media shtetërore kineze Xinhua raportoi se një burrë 100-vjeçar në Kinë gjithashtu ishte shëruar nga virusi. Gazeta thoshte se ai është pacienti më i vjetër i shëruar deri më tani, raporton BBC.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në nivel global, ka pasur më shumë se 470,000 infeksione me koronavirus dhe 21.287 vdekje.

6
LEXONI EDHE KËTË:  Dështimi i shembjes së një ndërtese në Dallas kthehet në atraksion për qytetarët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *