Bankat do ta llogarisin interesin e borxhit të ngrirë

Bankat për grejs periudhën 6 mujore do ta llogarisin interesin e borxhit të ngrirë, i cili pas skadimit të afatit do të ndahet në pjesën e mbetur të kredisë. Të gjithë qytetarët do të mund të marrin llogaritje individuale, se sa do tu bëhet kësti pas skadimit të gjashtë muajve, në mënyrë elektronike. Bankierët apelojnë secili që ka mundësi le të vazhdojë pagesën e rregullt të detyrimeve ndaj bankës. Gligor Bishev thotë për Magazinën Ekonomike se pas skadimit të grejs periudhës, kësti do të jetë afërsisht i njëjtë si deri tani.

Përllogaritjet veç e veç do t’i marrin të gjithë klientët dhe këtu në pajtim me dekretin e Qeverisë do mund të komunikohet përmes rrugës elektronike. Përgjithësisht ai që do ta pranojë këtë model, kjo do të thotë se për gjashtë muaj do ju llogaritet norma e interesit dhe e njëjta bashkë me shumën bazë nuk do ju llogaritet. Pas kalimit të gjashtë muajve, afati i pagesës ju vazhdohet dhe ju paguani thuajse njëjtë si deri më tani – deklaroi Gligor Bishev, drejtor i përgjithshëm i Shparkase Bank.

Disa banka dolën me shembuj se sa do të jetë detyrimi pas skadimit të grejs periudhës gjashtë mujore. Kështu për një kredi konsumatore prej 10,000 eurosh me një periudhë shlyerje prej tetë vjetësh, norma e interesit prej 5.9 për qind do të rritej për tre euro. Kjo do të thotë, në vend të 131 eurove në muaj, kësti do të ishte 134 euro në muaj me çka deri në fund të pagesës së kredisë do të duhet të paguhen 288 euro. Te kreditë banesore, situata është e ngjashme, për shembull për një kredi prej 40,000 eurosh me një periudhë shlyerje 20 vjeçare me një normë fikse të interesit prej 3.5 për qind në dhjetë vitet e para dhe dhjetë të ardhshmet me normë interesi prej 5.2 për qind kësti do të rritej për tre euro me çka kredia do të rritet për 720 euro. Sidoqoftë, është e vështirë të llogaritet mesatarja sqarojnë bankat sepse secili klient ka kredi të ndryshme me norma të ndryshme të interesit.

LEXONI EDHE KËTË:  Ekonomia botërore, në krizë më të thellë se në vitin 2008
8

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *