Si të bëheni më të lumtur dhe ta shijoni jetën?

Jeta është një përzierje e gëzimit me pikëllimin. Por, është tendencë njerëzore t’i shmangni gjërat që na pikëllojnë dhe t’i afroni gjërat të cilat ju mbajnë të lumtur

Njerëzit kalojnë shumë kohë duke kërkuar për lumturinë, pa e kuptuar që lumturia gjendet brenda jush. Mund të jeni të lumtur duke e ditur artin e të jetuarit, nëse dini se si të ballafaqoheni me një situatë, qoftë nëse është e mirë apo e keqe, transmeton Telegrafi.

Mund të bëheni të lumtur vetëm atëherë kur dini se si të dilni nga një fazë e keqe dhe ta shijoni jetën.

Presioni i punës, lidhjet dhe kriza financiare mjaftojnë për ta bërë një person të pikëlluar apo të depresuar. Por, a keni menduar ndonjëherë se krejt kjo mund të jetë vetëm në kokën tuaj?

Kjo ndodh me çdo njeri, por disa dinë si të ballafaqohen me këtë gjë, ndërsa tjerët vazhdojnë të ndjehen të penduar për gjërat më të vogla që ekzistojnë.

Ata që nuk ndjehen të “ngopur” me jetën, nuk mund të jenë të lumtur asnjëherë pasi që do të vazhdojnë të ankohen përgjatë tërë jetës së tyre. Lumturia dhe pikëllimi janë gjendje mendore të cilat mund t’i kontrolloni vet!

Buzëqeshni

Kur zgjoheni në mëngjes, bëjeni qëllim të vetvetes të buzëqeshni. Thjesht, shikoni në pasqyre dhe mendoni se sa të mahnitshëm jeni! Kur shkoni në punë apo gjetiu, përshëndetni kolegët me një buzëqeshje.

Buzëqeshja krijon ndjenja të mira dhe automatikisht ju bën juve dhe të tjerët rreth jush të ndjehen më mirë.

Bëhuni të pavarur emocionalisht

Mos u varni emocionalisht nga të tjerët. Askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’ju bëj të ndjeheni keq. Kur jeni të pavarur emocionalisht, ju vet mund ta bëni jetën më argëtuese!

LEXONI EDHE KËTË:  Ç’masa duhet të merrni nëse humbisni vendin e punës

Asnjëherë mos pritni që dikush tjetër t’ua sjell lumturinë, por shkoni dhe gjejeni vet!

Dëgjoni muzikë

Po pra, muzika shëron pikëllimin!

Kurdo që ndjeheni të dëshpëruar apo të zemëruar, dëgjoni muzikë të mirë dhe të gjallë. Kjo do të ndikoj menjëherë që të ndjeheni më në disponim.

 

7

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *