Pleqtë po sfidohen prej jetës online

Ka më shumë se një javë që Linda Quinn, 81 vjeçe, e ka izoluar veten brenda shtëpisë së saj në Washington për t’u ruajtur prej koronavirusit. Shoqëruesi i vetëm është qenushja Lucy.

Për ta luftuar vetminë, e bija, dhëndri dhe nipat e mbesat e Quinnit donin të bisedonin nëpërmjet kamerës me të me Zoom, një aplikacion për videkonferenca. Kështu ata bënë plane për ta telefonuar dhe folur me të nëpërmjet instalimit të aplikacionit në kompjuterin e saj.

Por pesë minuta para bisedës së planifikuar javën e kaluar, Quinn e mori vesh se ka një problem: Ajo kishte katër muaj që nuk e kishte lëshuar kompjuterin dhe nuk i kujtohej fjalëkalimi. “Më kishte dalë mendsh”, thekson ajo.

Në panik

Në panik Quinn e kishte telefonuar nipin, Ben Gode, 20 vjeç, i cili ia kishte dërguar kompjuterin. Gode e kujtonte fjalëkalimin, duke ia mundësuar ta telefononte nëpërmjet Zoomit – por ajo nuk do të fliste nëse nipi nuk i premtonte se nuk do t’i tregonte askujt për ngathtësinë e gjyshes në teknologji.

Dhe në kohën kur jeta po zhvillohet përherë e më shumë online, sidomos gjatë pandemisë, gjenerata e vjetër që ishte rritur me programe analoge po përballet me një dallim të madh digjital. Shpesh të pamësuar me aplikacion dhe të zënë ngushtë për mungesë njohurish specifike, shumëkush po ka telashe që të mësohet me pajisjet moderne për të folur me familjet kur si asnjëherë tjetër ka qenë e rëndësishme të ruhen lidhjet.

5
LEXONI EDHE KËTË:  BE i kërkon FB t'u përshtatet standardeve evropiane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *