Teknika aziatike e jetëgjatësisë

Mëngjes i hershëm në Hong-Kong. Trafiku dhe kalimtarët kanë nisur të gumëzhijnë, meqë qyteti ngadalë po i kthehet ritmit të zakonshëm.

Ama në zemër të një prej xhunglave më urbane të planetit, fshihet një kopsht i qetësisë dhe shërimit – një oazë, në të cilën, shpejtësia stepet. Në qendër të parkut të Hong-Kongut, një hapësirë e gjelbëruar është dedikuar veç për kopshtin tai-chi. E dizajnuar me një oborr për ushtrime dhe të dekoruar me pemë bonsai, parku mbërthehet nga një paqe që buron befasisht në një rrethinë të mbushur me rrokaqiej dhe jetën e shpejtë të qytetit.

Kopshti përdoret vazhdimisht. Çdo ditë, më së shpeshti në mëngjes, njerëzit tubohen për të praktikuar artin marcial shumëshekullor.

Nën rrezet e diellit të mëngjesit, një grup i studentëve të tai-chi, të prirë nga mjeshtri i tyre Chow, përdor oborrin si klasë. Ata po stërviten me lëvizje të rrjedhshme që njihen si “forma”. Për dikë që ua ngul sytë, lëvizjet janë të rënda. Ama studentët kalojnë me lehtësi prej njërës lëvizje te tjetra. Këto lëvizje shpërfaqin një qetësi që duket me kilometra larg rrugëve që gumëzhijnë. Kalimtarët ndalen dhe shikojnë. Për një çast çlodhen nga lëvizjet, që ani pse me brishtësi, shfaqin një prezencë të fuqishme.

I papërkufizueshëm

“Njerëzit mendojnë se tai-chi është i butë. Ama i përthekon të gjitha – shpërthimin, butësinë, brishtësinë, qetësinë dhe urtësinë. Ka një mijë fjalë për ta përkufizuar, por asnjë për ta përshkruar plotësisht”, thotë Chow.

Tai-chi është një lloj i lashtë i artit marcial të Kinës. Konsiderohet se nisi para më shumë se 400 vjetësh, në periudhën e dinastisë Ming.

22
LEXONI EDHE KËTË:  Si ta pastroni në mënyrë të sigurt telefonin tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *