Ariana Grande konfirmon lidhjen me Dalton Gomez

Lidhjet e dashurisë së këngëtares Ariana Grande kanë qenë gjithmonë të njohura për publikun.

Kështu, ajo përmes këngës “Thank You” kishte përmendur disa prej të dashurve që ka pasur, teksa përçoi një mesazh të fortë për të gjithë fansat e saj, shkruan Daily Mail.

Së fundmi ajo ka konfirmuar se të gjitha spekulimet që kanë qenë në lidhje me Dalton Gomez janë të vërteta dhe tashmë dyshja kanë filluar romancën mes tyre.

26-vjeçarja e bëri një gjë të ditur përmes rrjeteve sociale, teksa postoi një video të dyshes duke kërcyer dhe duke shkëmbyer puthje në dhomën e gjumit.

Sipas Page Six, i dashuri i Ariana Grande është agjent patundshmërie, ndërsa për lidhjen e tyre spekulohet qe një kohë.

Ndryshe, Ariana ka ndarë me fansat lajmin se ajo dhe Justin Bieber së shpejti do të sjellin bashkëpunimin e tyre më të ri. /Telegrafi

22
LEXONI EDHE KËTË:  Modelja kosovare në lidhje me Mehmet Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *