Connect with us

MAQEDONI

Fushatë për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, paraqite dhunuesin!

Published

on

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, përgatiti fushatë për parandalim dhe mbrojtje të dhunës familjare në gjendje të jashtëzakonshme Kovid-19 përmes së cilës viktimat e dhunës familjare dhe opinioni informohen për njohjen e formave të dhunës familjare, ku të drejtohen dhe të paraqesin ndihmë dhe cilat janë serviset ekzistuese për mbrojtje të viktimave të dhunës familjare.

“Duke u nisur nga përcaktimet kushtetuese për mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe duke i respektuar normat e përgjithshme të pranuara të së drejtës ndërkombëtare për elimimin të të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas, duke e përfshirë edhe dhunën familjare, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në gjendje të jashtëzakonshme siguron koordinim të tërësishëm në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19 dhe i konfirmon përpjekjet për ndërmarrje të të gjitha masave të domosdoshme për mbrojtje të viktimave të dhunës familjare”, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Dhuna familjare përkujtojnë nga MPPS është vepër penale. Secili ka të drejtë ta jetojë jetën i sigurt dhe në pajtim me nevojat e tij.

“Për atë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i inkurajon viktimat e dhunës familjare, por edhe të gjithë qytetarët të cilët janë dëshmitarë ose kanë njohuri për dhunën, ta paraqesin në SOS linjat, në stacionin më të afërt policor, qendrën për punë sociale ose ndonjë institucion shëndetësor, që të munden personat profesinal të veprojnë dhe t’i mbrojnë nga autorët e dhunës familjare”, shtohet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

70
LEXONI EDHE KËTË:  Kayaking: Adventurous Sport
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

Kosovë/Shqipëri

LIFESTYLE

KURIOZITETE