Connect with us

SPORT

Legjenda e Unitedit ka pritur që Januzaj të bëhet prej më të mirëve në botë

Published

on

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville ka treguar se ai dikur mendonte që Adnan Januzaj do të jetë “absolutisht klasë botërore”.

Januzaj i ishte bashkuar Unitedit në vitin kur Neville i dha fund karrierës. Por Neville ka qenë dëshmitar i rritjes së Januzajt, derisa po punonte si ekspert i futbollit.

Në tetor të vitit 2013, Januzaj shënoi dy gola ndaj Sunderlandit, në ndeshjen e parë kampionale në të cilën startoi nën urdhërat e David Moyes. Por më pas karriera e tij te Unitedi nuk u zhvillua ashtu si pritej.

Tashmë reprezentuesi i Belgjikës luan te Real Sociedadi në Spanjë.

Neville ka thënë se ka mbetur i dëshpëruar me ndikimin e vogël të Januzajt në lojën e Unitedit.

“Për Januzajn kam menduar se do të jetë absolutisht klasë botërore dhe ai ka dështuar”, ka thënë Neville për Sky Sports. Ai ka luajtur400 ndeshje për Manchester Unitedin prej vitit 1992 deri në vitin 2011.

95
LEXONI EDHE KËTË:  Drejtues të UEFA-s po vlerësojnë nëse duhet të shtyhet “Euro 2020”
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

Kosovë/Shqipëri

LIFESTYLE

KURIOZITETE