Connect with us

MAQEDONI

Lëngu i orizit dhe kurat më të mira natyrale për shëndetin e stomakut

Published

on

Stomaku i njeriut ka kapacitetin për të mbajtur rreth 220 gramë ushqim.

Atij i nevojitet 4 deri në 6 orë për të zbërthyer ushqimin në grimca të vogla e për ta tretur atë.

Shtresat e brendshme të stomakut rigjenerohen vetë dhe shumë shpesh.

Stomaku është një makineri e fuqishme në gjenerimin e hormoneve.

Këto hormone stimulojnë oreksin dhe ndikojnë në funksionin e pjesëve të tjera të sistemit tretës siç është mëlçia, pankreasi por edhe truri.

Stomaku është gjithashtu linja e parë e mbrojtjes së sistemit imunitar.

Shqetësimet më të lehta të stomakut kanë të bëjnë me praninë e gazrave, konstipacionin dhe problemet me tretjen.

Përkujdesja ndaj stomakut është thelbësore për shëndetin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni si të përgatisni disa kura të thjeshta natyrale për shëndetin e stomakut.

Lëngu i karotës dhe nenexhikut

Ky lëng është shumë i mirë nëse keni dhimbje barku.

Zieni katër karota në katër gota me ujë.

Shtoni një lugë çaji me nenexhik të thatë dhe ziejini deri sa karotat të zbutet.

Shtoni pak xhenxhefil pluhur dhe pak lëng limoni dhe lëngun pijeni menjëherë sapo të jetë ftohur.

Lëngu i orizit kundër diarresë

Nëse keni dhimbje stomaku dhe vuani nga diarreja, zieni gjysmë filxhani çaji me oriz në gjashtë gota uji.

Ziejeni orizin për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe ëmbëlsojeni atë me mjaltë.

Lëngun pijeni të ngrohtë.

Koret e shkrumbuara të bukës

Korja e thekur apo e bukës është një nga kurat më të mira kundër dhimbjeve të barkut.

Shkrumbi përthith toksinat që e acarojnë stomakun.

Për ta bërë më të shijshme bukën mund ta lyeni me pak reçel.

Uthull molle

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë.

LEXONI EDHE KËTË:  Shkon në 44 numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoni

Shtoni një lugë gjelle me mjaltë, i cili do të zgjidhë problemet me tretjen dhe të eliminojë gazrat.

Kjo kurë do të lehtësojë edhe simptomat e urthit.

Frutat

Qershitë, rrushi i thatë, kajsitë dhe kumbullat janë frutat më të mira kundër problemeve me stomakun.

Ato janë shumë të pasura me fibër e cila do të vejë në lëvizje sistemin tretës dhe zbusë kontraktimet e tij.

Kosi

Probiotikët tek kosi përbëjnë një mënyrë shumë të mirë për të zgjidhur problemet me tretjen që manifestohen me dhimbje.

Për më tepër, ato do të forcojnë sistemin imunitar.

Ngrohtësia

Mbushni një borsë apo shishe me ujë të nxehtë ose përdorni një kompresë të nxehtë duke e mbajtur mbi stomak.

Nxehtësia do të rrisë qarkullimin e gjakut dhe do të zbusë dhimbjen.

86
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

Kosovë/Shqipëri

LIFESTYLE

KURIOZITETE