Connect with us

SPORT

Maldini: Unë do të punoj vetëm për Milanin

Published

on

Paolo Maldini ka thënë se në futboll do të punojë vetëm për Milanin, ndërsa ka tërhequr vërejtjen se mos-vazhdimi i edicionit në Serie A do të ishte katastrofë.

Legjenda Maldini është kthyer te Milani në verë të vitit 2018, pas gati një dekade larg San Siros. Ai është promovuar në rolin e drejtorit teknik vitin e kaluar.

Megjithatë pozita e tij është vënë në rrezik pas largimit të Zvonimir Bobanit dy muaj më parë. Ikona e klubit ka bërë të qartë se bëhet fjalë për Milanin ose asnjë klub tjetër.

“Unë do të punoj si drejtor për Milanin, nuk do të bëjë këtë askund tjetër”, ka thënë Maldini, raporton Football-Italia.

“Si drejtor, ju duhet të jeni në krye për çdo gjë. Jeni më pak kredibil se kur jepni shembull në fushën e blertë. Përkushtimi, të qenit gjithnjë në dispozicion, përpikëria dhe saktësia nuk janë të mjaftueshme. Është interesante të kuptohet pas një kohe se çka ka bërë bordi i juaj derisa ju keni luajtur”, ka theksuar Maldini.

51-vjeçari më pas ka treguar se pse asnjëherë nuk e ka parë veten në hapat e babait, Cesares, që ka drejtuar Milanin dhe Italinë.

“Asnjëherë nuk kam dashur të bëhem trajner. Kam parë jetën që babai im kishte, se si flokët e bashkëlojtarëve të mi kanë ndryshuar. Në fund të karrierës nuk kam dashur të filloja paketimin, të kthehem në lojë dhe të largohem sërish”.

Maldini më herët ka kaluar koronavirusin, ndërsa ka folur për planet për të vazhduar Serie A.

“Duhet të jemi të kujdesshëm por mos të fillojmë do të ishte katastrofë në çdo drejtim. Franca ka gabuar që ka ndërprerë futbollin, por ne do të pranojmë vendimin e qeverisë, cili do të jetë ai. Ka shumë paqartësi ende”.

LEXONI EDHE KËTË:  City i bindur se Guardiola s’do të largohet më herët
91
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

Kosovë/Shqipëri

LIFESTYLE

KURIOZITETE