Kjo pronë, nga viti 2015 deri në vitin 2018 i kishte takuar këngëtares dhe aktores së famshme, Miley Cyrus, e cila atje i mbante kuajt e saj në një fermë.

Miley e kishte shituar pronën para dy vitesh për pesë milionë dollarë, ndërsa atë tash e ka blerë miliarderja më e re në botë për një shumë që besohet të jetë rreth 15 milionë euro.

Ndryshe, krahas vilës në Holmby Hills, Jenner në malet e Beverly Hillsit e ka marrë edhe një rezidencë në vlerë prej 13.5 milionë euro dhe një zonë turistike në Palm Desert të Kalifornisë.

Megjithatë, rezidenca kryesore e yllit televiziv është shtëpia në Hidden Hills, të cilën e ka blerë në vitin 2016 për 12 milionë dollarë.