Partitë nuk lëvizin nga pozicionet për datën e zgjedhjeve

Vazhdojnë ndarjet pro dhe kundër zgjedhjeve në bllokun politik maqedonas. LSDM-ja mbetet në qëndrimin se nëse nuk arrihet konsensus për datë atëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme do të vazhdojnë të rrjedhin afatet, që nënkupton zgjedhje më 21 qershor. Socialdemokratët i kujtojnë VMRO-DPMNE-së dy zgjidhjet e mbetura.

Hristijan Mickoski vetëm mund të vendos nëse do të bëj ose jo fushatë zgjedhore. Si do që të jetë partia e tij do të gjendet në listën e zgjedhore – tha Kostadin Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja nuk tregon nëse lideri i tyre planifikon negociata me liderët politik për datë me konsensus.

Konsensus do të ketë. Data nuk guxon të caktohet në kurriz të shëndetit të qytetarëve -tha Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

BDI-ja kusht për zgjedhje ka datën me konsensus dhe shmangien e krizës politike.

Ne ishim të vetmit që nuk shkuam atje me kalkulime partiake për zgjedhjet por shkuam me idenë dhe se futja në krizë politike në kohë pandemie do të urrehet nga qytetarët – u shpreh Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Aleanca për Shqiptarët kërkon zgjedhje më 26 korrik. Partia e Selës kërkon edhe një takim liderësh.

Mendoj se liderët politik duhet të ulen edhe njëherë dhe të gjejnë një kompromis mes këtyre datave – deklaroi Arben Taravari, Nënkryetar i ASH-së.

Ndërkohë për momentin ende nuk ka ndonjë nismë apo informacion nga presidenca për ndonjë takim të mundshëm të liderëve para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme./alsat-m

31
LEXONI EDHE KËTË:  Angellovska: Të ruhen vendet e punës që të rifillojë ekonomia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *