Zaev: Marrëveshje është e mundur derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme

LSDM udhëhiqet nga shëndeti i qytetarëve, ekonomisë dhe interesit të shtetit. Përgjegjësi para së gjithash për shëndetin e qytetarëve, transformimin e ekonomisë dhe institucioneve plotësisht funksionale është që zgjedhje të ketë në afatin e parë të mundshëm. Marrëveshje për ditën e zgjedhjeve është e mundur derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme. Në të kundërtën, nëse nuk ka marrëveshje, me kalimin e gjendjes së jashtëzakonshme më 30 maj rrjedhin afatet, që me automatizëm çon në zgjedhje më 21 qershor, ka porositur kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për Tv Star.

Ai ka shtuar se LSDM dëshiron marrëveshje, por nuk do të lejojë dëm ndaj shtetit dhe qytetarëve dhe ka shtuar se mban kujdes për gjitha aspektet- shëndetin e qytetarëve, funksionalitetin e institucioneve si dhe mbrojtjen e të drejtave demokratike përmes kontrollit të Qeverisë.

“Nëse presim deri më 30 maj është vonë. Patjetër të mbajmë llogari edhe për gjitha aspektet tjera. Unë jam në dispozicion, duam të bisedojmë, por pastaj nuk guxojmë t’i shkaktojmë dëm shtetit dhe të sjellim vendin në krizë kushtetuare”, shtoi Zaev.

Ai ka rikujtuar se zgjedhjet me konsensus ishin caktuar, bashkërisht u anuluan për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe për këtë shkak duhet që procesi zgjedhor në afatin e parë të mundshëm të shfrytëzohet.

37
LEXONI EDHE KËTË:  Gjithsej 10 policë të infektuar me koronavirus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *