Tetovë, për dy vjet 191 vepra penale i kanë kryer të miturit

Kriminaliteti te të miturit është një nga problemet që duhet të i kushtohet më shumë vëmëndje, për dy vite radhazi vetëm në rajonin e Tetovës me rrethinë janë regjistruar 191 vepra penale të cilat janë kryer nga të miturit. Sipas psikologes Fitore Ziberi, prindërimi jo adekuat shpien fëmijën deri te sjelljet e këtilla, por jo vetëm.

Statistikat të cilat i siguroi Portalb.mk tregojnë një tendencë të frikshme të fëmijëve delikuent, të cilët kryejnë vepra penale ndërsa të njëjtit më pas sanksionohen bazuar në moshën e tyre, personalitetin, peshën e veprimit antiligjor, nevojës së edukimit dhe riedukimit.

Sipas SPB Tetovë, aksidenti ndodhi dje pasdite rreth orës 17:30, në rrugën lokale që i lidh fshtrat Belovishtë dhe Kunovë, në dalje nga Belovishtja

Fatmir Rexhepi nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, sektor ky i cili përfshin rajonin e pollogut, na informoi se gjatë dy viteve të fundit është regjistruar një ulje e lehtë e kriminalitetit te fëmijët ndërsa veprat penale më të shpeshta janë “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”.

“Sektori për punë të brendshme Tetovë, njofton se gjatë vitit 2018 në rajonin e Tetovës, janë  regjistruar 98-vepra penale (4% nga numri i përgjithshëm i kriminalitetit),  me ç’rast janë përgaditur 64 kallëzime penale, kundër 132 personave të mitur, ndërsa gjatë vitit 2019 janë regjistruar 93 vepra penale (4% nga numri i përgjithshëm i kriminalitetit), kurse janë përgaditur 59 kallëzime penale, kundër 74 personave të mitur, kështu që është regjistruar një ulje e lehtë e krimit që kryejnë personat e mitur, ndërsa, veprat që më së shpeshti hasen tek kjo kategori janë vjedhjet dhe vjedhjet e rënda” theksoi Fatmir Rexhepi.

Ai shtoi se Sektori për Punë të Brendshme vazhdimisht punon në zvogëlimin e kësaj dukurie, gjegjësisht, delikeuncës së të miturve, edhe atë nëpërmjet projekteve të ndryshme edukativo-preventive me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në rajonin që mbulon ky sektor.

LEXONI EDHE KËTË:  Haraçina gjatë orës policore

Cilat janë sanksionet që ju shqiptohet të miturve që kryejnë vepra penale?   

Qëllimi i masave edukuese, dënimeve, masave alternative dhe të sanksioneve kundërvajtëse është që përmes dhënies së mbrojtjes dhe ndihmës fëmijëve, me kryerjen e mbikëqyrjes mbi ta, me aftësimin e tyre profesional me zhvillimin e tyre personal të përgjegjësisë, të sigurohet edukimi, riedukimi dhe zhvillimi i drejt i tyre.

Fëmijës prej moshë 14 deri në 16 vjet mund të shqiptohen kryesisht  masa edukuese, që kryesisht është qortim apo mbikëqyrje e përforcuar nga ana e prindërve, por jo vetëm.

Dënimi kryesor dhe më i rëndi i cili ju shqiptohet vetëm fëmijëve të cilët i kanë mbushur 16 vjeç, është burgu për fëmijë, ndërsa për të arritur deri te ky dënim, vepra penale e kryer duhet që të jetë e dënueshme me burg prej pesë vitesh ose dënim më i rëndë. Burgu për fëmijë nuk mund të jetë më i shkurtër se një vit e as më i gjatë se 10 vite.

Disa nga sanksionet tjera përfshinë edhe: Masat edukuese, masat e entit, burgu për fëmijë, dënimi me para, masat alternative, gjoba, e kështu me radhë.

Rruga e fëmiut deri te kryerja e veprës penale

Fitore Ziberi, psikologe.
Fitore Ziberi, psikologe.

Për të na sqaruar këto dilema, folëm me psikologen Fitore Ziberi sipas së cilës shumë studime kanë vërtetuar se  prindërimi neglizhent apo indiferent, mungesa e dashurisë dhe mos interesi shpien deri në shqetësime serioze mentale te fëmijët.

“Janë bërë një sëre hulumtimesh në këtë lëmi, vlen të citohen rezultatet e mara nga studimet e bëra në psikologjinë zhvillimore, neurobiologjinë dhe socio-psdikologjine, ku theksohet se prinderimi neglizhentë apo indiferent, i paqëndrueshem, mungesa e dashurisë dhe mos intersi shpien deri ne shqetsime serioze mentale, njëkohsishte edhe në reduktim apo ulje të potencialit, kreativitetit dhe lumturisë te këta fëmije. Kur fëmiu ndjen se është i pranuar dhe I dëshiruar ne rrethin e tij familjarë dhe atë social, ndikon në zhvillimin e tij nervorë, e bënë atë me pak të stresuar dhe anksioz. Gjë që na shpie deri te marrdhënia e dëshiruar konform normave shoqërore” tha Fitore Ziberi.

LEXONI EDHE KËTË:  Shefçoviç: 27 vendet anëtare mbështesin metodologjinë e re të BE-së

E cilët janë konkretisht ata faktorët të cilët ndikojnë që një i ri të kryej vepra penale, të cilat më pas do të ndikonin në jetën e tij profesionale dhe emocionale?

“Vlerat anti-sociale – të menduarit destruktiv apo kriminal, racionalizimi i ideve me përmbajtje kriminale, dhe bindja se kjo lloj sjellje dëmton vetëm të tjerët dhe jo ata.

Personaliteti anti social – përfshin sjellje atipike për moshën që kanë. Duke përfshi mungesa në shkollë, zënka, mbajtja e armëve, dëmtimi I pronave publike, shfaqja agresivitetit tek kafshët

Familja disfunksionale – një prej arsyeve prior dhe më të shpeshta është marrdhënia prind- fëmijë dhe anasjelltas. Prindërimi jo adekuat përfshin mos komunkim në familje, munges e suportit emocional, abuzim psiqik dhe fizik, mungesa e disciplinës, statusi financiar I familjes, dhe në të shumtën e rasteve familje poashtu e përfshirë në krim.

Abuzimi me substanca – përdorimi  I lëndëve narkotike dhe alkoholit që dukshëm bën të pamundur funksionimin normal dhe produktiv të një të mituri” shtoi Fitore Ziberi, psikologe.

Ndryshe, në Ligjin Penal për të Miturit të RMV-së, si organ kompetent për parandalimin e delikuencës së fëmijëve parashihet Këshilli Shtetëror dhe Këshillat Komunal. I pari është i përbërë prej gjithsej 15 antëtarë nga ministri të ndryshme të cilët zgjidhen nga Kuvendi i RMV-së, ndërsa në punën e këtij këshilli mer pjesë edhe Avokati i Popullit.

33

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *