Thaçi bën shaka: Nuk shkoj në takimin e liderëve, dyshoj tek shëndeti i Ahmetit dhe Selës

“Unë jam mjek. Aliu dhe Ziadini për mua janë pak të dyshimtë në aspektin shëndetësor” tha sot kreu i PDSH-së Menduh Thaçi i pyetur se pse s’po merr pjesë nëpër takimet e liderëve. Më pas shtoi se vetëm po bënte shaka dhe shpjegoi arsyen e tij se pse nuk ishte në dy takimet e mbajtura tek Presidenti Stevo Pendarovski në “Vilën Vodno” mes kryetarëve të partive.

“Qëndrimi im dhe i PDSH-së që në takimin e parë tek Presidenti u kujtohet se ka qenë se takimet tek Presidenti paraqesin një pamje komprometuese për forcat politike shqiptare. Dy parti maqedonase, ndërsa 5 a 6 shqiptare. Këtu bën pjesë edhe Presidenti që ka dëshirë të manipulojë që nuk i respekton numrat, nuk e respekton përfaqësimin dhe që në atë takim unë kam thënë se nuk duam më të marrim pjesë në këto takime dhe të bëhemi pjesë e maskenballi të politikës shqiptare, por ja që jemi të detyruar të marrim pjesë që të mos krijojmë opsion tek qytetarët se ne jemi të pa interesuar që të kontribuojmë” tha Thaçi./TV21

193
LEXONI EDHE KËTË:  Zaev: Ligji për Prokurori publike e garanton të ardhmen evropiane të shtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *