Sa janë të rrezikuar fëmijët nga koronavirusi

Kur bëhet fjalë për sëmundje sikur viruset, fëmijët janë ndër më të prekurit. Por, kjo s’do të thotë se vlen edhe për koronavirusin COVID-19.

Fëmijët kryesojnë listat e sëmundjeve ngjitëse, për shkak se atyre u pëlqen të prekin gjësende të ndryshme, për më tepër, nuk i pastrojnë duart shpesh dhe kalojnë kohën më të madhe afër njerëzve, raporton BBC.

Megjithatë, të dhënat e shkencëtarëve tregojnë se pak fëmijë janë prekur me koronavirusin. Sipas hulumtimeve, edhe adoleshentët janë më pak të prekur sesa të rriturit, transmeton KOHA.

Në mbarë botën, shkencëtarët kanë marrë mostra të gjakut të fëmijëve dhe të rriturve që ishin prekur nga COVID-19, për të parë sa të rrezikuar janë fëmijët. Nga rezultatet e deritashme, fëmijët nuk e shpërndajnë koronavirusin aq sa të rriturit. Në fakt, janë disa hulumtime që tregojnë se ata e transmetojnë koronavirusin më pak se të rriturit. E pse po ndodh kjo, ende nuk dihet!

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se vendet e prekura në botë nga koronavirusi, të cilat edhe kanë mbajtur shkollat të hapura, nuk kanë rezultuar me numër më të madh të të infektuarve nëpër shkolla e institucione arsimore.

Dihet se edhe fëmijët mund të infektohen me koronavirus, por nga hulumtimet, ajo që ende nuk dihet është sesa transmetues janë ata.

28
LEXONI EDHE KËTË:  Gratë inteligjente janë ato që mbajnë gjallë shpirtin e fëmijërisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *