Shitje ilegale dhe abuzime me vajin ekstra të lehtë

Shitja ilegale dhe abuzimet me vajin ekstra të lehtë dëmtojnë arkën e shtetit me rreth 30 milionë euro. Të dhënat nga terreni thonë që kjo lëndë importohet ilegalisht e cila më pas shitet si dizel. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot paralajmëroi se ose tërësisht do të shfuqizohet shfrytëzimi i këtij derivati apo do të barazohet akciza me derivatet e tjera.

“Këtë vendim do ta marrim në bazë të informacioneve që do t’i marrim nga institucionet kompetente”- deklaroi Kreshnik Bekteshi.

Nga kompania Makpetrol, për Alsat thonë se qeveria ka zvarritur çështjen për shumë kohë, duke pasur parasysh se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, ajo nuk do të jetë në gjendje të lëshojë dekrete me forcën e ligjit.

“Qytetarët do të vazhdojnë të përdorin karburant jocilësor që përmban 100 herë më shumë substanca të dëmshme, shteti do të ketë më pak fonde në buxhet, dhe distributorët do të dëmtohen për shkak të mundësisë së kontrabandës”, thonë nga SHA Makpetrol.

Ministri Bekteshi siguron që Rregullorja e karburantit ekstra të lehtë është në fazën përfundimtare. Një muaj më parë, qeveria rriti akcizën për naftë për tre denarë./Alsat-M

24
LEXONI EDHE KËTË:  Normalizimi i gjendjes me koronavirusin rikthen debatin për zgjedhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *