Connect with us

DOSSIER

Gruaja në luftë, një mrekulli shqiptare!

Published

on

Studimi i çfarëdo aspekti të Luftës së Dytë Botërore mbetet ende një sfidë për këdo që i kushtohet kësaj pjese të historisë shqiptare. Shumica e kërkimeve të kryera dhe interesi në përgjithësi mbetet akoma te skenat e mëdha të luftës, si dhe mbi figurat kryesore që morën pjesë në të.

Shqipëria është ende në planin botëror një skenë e harruar, ku lufta dhe çdo gjë tjetër u zhvillua në një shkallë më të vogël, ndonëse vetë shqiptarëve ajo nuk iu duk e tillë.

Për ta ajo ishte e gjatë dhe e ashpër dhe aspak një ngjarje e zakontë. Të mësuar me luftëra, më së shumti të pushtuar, fundi i nëntorit të 1944-s, për herë të parë e gjeti atë të çliruar nga çdo okupator i huaj që e kish mpakur ndër shekuj.

Dhe si një mrekulli e bukur, në një Shqipëri më shumë se primitive në mendësinë e saj, ku edhe një pikëpamje oksidentale ishte një tabu, lind nga kalbësirat e një sistemi të tillë, “viola femërore”, forca dhe energjia e një gjinie tjetër që, në mos e drejton, shtyn përpara makinën e shpëtimit nga okupatori i huaj, prej të cilit Shqipëria kish vuajtur prej shekujsh. Një mrekulli e padëgjuar ndonjëherë më parë.

Si u gjet Shqipëria e pas shpalljes së pavarësisë në luftë? A kishte grupime politike gjatë kësaj kohë në Shqipëri, që të mund të përballeshin me një tjetër pushtues të huaj? Cilët ishin emrat që spikasnin në radhët e tyre? Lufta civile, pjesë e luftës apo vetëm një segment i saj?

Si lindi ky shkëlqimi “mashtrues” i Shqipërisë etnike edhe gjatë luftës, kush premtoi dhe si u shua ai? Gruaja shqiptare në luftë, një fenomen logjik ngjarjesh, një mrekulli e përkohshme apo çfarë? Këtyre pyetjeve u përgjigjet historiani Pëllumb Xhufi.

Zoti Xhufi, çfarë grupesh politike ishin në Shqipërinë e pragluftës? Cili qe qëndrimi i tyre në aspektin politik e ushtarak gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Do të mund të dallonim dy grupime kryesore politike e ushtarake në Shqipërinë e viteve të luftës. Në grupimin e parë bënin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë së vjetër, me të mirat e të këqijat që ky term nënkupton.

LEXONI EDHE KËTË:  Eqrem bej Vlora për Avni Rustemin: Vrasës i pabesë

Kishte mes tyre veteranë të Rilindjes Kombëtare e të luftërave për pavarësi e për shtet kombëtar, si Mit’hat Frashëri, Lef Nosi, Qazim Koculi, Mehdi Frashëri, Bahri Omari etj.

Ishin personalitete me formim liberal e konservator, që bërjen e Shqipërisë e kishin parë më shumë si rezultat të tratativave e të ujdive politike e diplomatike.

Një linjë e tillë, edhe në fillimet e shek. XX, ishte kundërshtuar nga të tjera personalitete të shquara të Lëvizjes Kombëtare, përfaqësues të krahut “revolucionar”, me Ismail Qemalin, Dervish Himën, Mihal Gramenon, Luigj Gurakuqin, Ibrahim Temon, Hilë Mosin, të cilët çlirimin nga sundimi osman e kishin parë si rezultat të një shkundjeje të madhe popullore, të një kryengritjeje të përgjithshme.

Përveç personaliteteve të tilla, në grupimin e parë bënin pjesë edhe përfaqësues të klasës së vjetër të bejlerëve, të bajraktarëve e të krerëve të fiseve, që i kishin mbijetuar kohës dhe që ishin dëshmia e gjallë e stanjacionit politik e shoqëror të Shqipërisë.

Të tillë ishin Shefqet Verlaci, Eqerem Libohova, Eqerem bej Vlora, Fuat Dibra, Ali bej Këlcyra, Abaz Kupi, Selim e Dan Kaloshi, Muharrem Bajraktari, Mustafa Kruja, Gjon Marka Gjoni etj. Kush më shumë e kush më pak, personazhet e këtij grupimi formuan klasën e kuislingëve dhe të kolaboracionistëve, të cilët nëpërmjet një politike anakronike e miope, gjykuan se mund t’i fitonin të gjitha, edhe pushtetin, edhe privilegjet për veten, edhe “Shqipërinë etnike”, edhe luftën me “të kuqtë”, duke u bërë njësh me pushtuesit.

Nëse fundi i luftës do të kishte gjetur në pushtet këtë klasë politikanësh, pavarësia dhe integriteti i Shqipërisë me siguri do të ishin cenuar rëndë.

Grupimi tjetër, ai që e kuptoi frymën e kohës dhe që u hodh në luftë kundër pushtuesit, duke u shkrirë me frontin e madh antifashist botëror, përfaqësohej nga intelektualë, ushtarakë, klerikë, nëpunës e krerë patriotë, të dalluar në betejat për krijimin, forcimin e demokratizimin e shtetit shqiptar, si Mujo Ulqinaku, Omer Nishani, Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Spiro Moisiu, Ismail Strazimiri, Shefqet Peçi, Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Riza Kodheli etj.

Por, ky grupim u përfaqësua para së gjithash nga rinia e qyteteve dhe e shkollave, e cila me një idealizëm e patriotizëm të pashembullt, zgjodhi pa mëdyshje luftën pa kompromis me pushtuesin italian e gjerman.

LEXONI EDHE KËTË:  Reportazh nga Shqipëria e vitit 1968: Një shtet absurd, një komb në skamje

Me rënien e tyre heroike, Qemal Stafa, Vojo Kushi, Margarita e Kristaq Tutulani, Manush Alimani, Perlat Rexhepi e plot të tjerë përfaqësues të brezit më të ri e më të përparuar të Shqipërisë, elektrizuan të gjithë rininë shqiptare, të fshatit e të qytetit, duke i dhënë jetë një rezistence që Shqipëria nuk e kishte njohur kurrë.

Një qëndresë, që për herë të parë theu kufijtë krahinorë dhe përfshiu të gjitha krahinat e vendit dhe që si asnjëherë më parë tërhoqi në mënyrë masive femrën shqiptare.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte njëherësh e para ngjarje e madhe e kombit, që e vuri femrën shqiptare në piedestalin e historisë.

Në kushtet e një ndarjeje kaq të thellë, që u konfirmua edhe me dështimin e Mukjes, a mendoni se lufta civile mund të ishte shmangur? A duhej që brigadat partizane të kalonin në veri të vendit, ku siç dihet drejtonin krerët e fiseve e të krahinave?

Në fakt, nuk mund të flitet për luftë civile, përderisa aktorët kryesorë të ngjarjeve ishin dy: pushtuesit nazistë dhe Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar.

Qeveria kuislinge e Tiranës, Balli Kombëtar dhe krerët zogistë të veriut ishin, kush më shumë e shumë më pak, instrumente të pushtuesit. Kushtet e Shqipërisë nuk ishin të ndryshme nga ato të vendeve të tjera, si Franca, Italia, Jugosllavia, Greqia.

Edhe në këto vende kishte lëvizje partizane që luftonte njëherësh si kundër gjermanëve, ashtu edhe kundër forcave kuislinge e kolaboracioniste. Por në asnjë nga këto vende nuk është folur ndonjëherë për “luftë civile”.

Në Greqi ka pasur përpjekje midis forcave partizane të EAM-it dhe forcave të qeverisë kuislinge të Rallisit edhe përpara se ushtria gjermane të largohej nga territoret greke.

Por vetëm pas këtij largimi, kur në fushën e betejës mbetën të vetme përballë njëra-tjetrës forcat e majta të EAM-it dhe ato të djathta të ELAS-it, përplasja mes tyre u kthye në një luftë civile të mirëfilltë.

Kështu edhe në Shqipëri, nuk mund të flitet kurrsesi për një luftë civile në një kohë kur vendi ishte i pushtuar nga gjermanët dhe kur forcat e Ballit dhe ato të qeverisë kuislinge merrnin pjesë rregullisht në operacionet e forcave gjermane kundër forcave partizane.

LEXONI EDHE KËTË:  Ishte shqiptari më i kërkuar nga Amerikanët, fliste 18 gjuhë

Nga ana e tyre, forcat e Abaz Kupit dhe të krerëve të tjerë zogistë, ndërsa refuzonin të luftonin kundër gjermanëve, furnizoheshin me armë, me municione e me veshje nga depot e tyre.

Këshillave dashamirëse të oficerëve anglezë për “të hedhur ndonjë pushkë” kundër gjermanëve, sa për t’i dhënë vetes një të drejtë për të pretenduar pushtetin pas çlirimit të vendit, Abaz Kupi iu përgjigj se ai nuk kishte ndërmend t’i dobësonte forcat e tij në përpjekje me gjermanët, pasi ato i duheshin për të luftuar “komunistët” kur gjermanët do të largoheshin.

Ky justifikim ngjiti tek ushtarakë të caktuar të misionit anglez, si B.McLean, J.Amery e D.Smiley, të cilët, siç pohon kolegu i tyre J.Naar, “kishin një axhendë të tyre personale, që drejtohej kundër partizanëve dhe kundër komunistëve”.

Pavarësisht inaktivitetit të Kupit e të krerëve të tjerë zogistë, anglezët u munduan me çdo mënyrë ta promovojnë e ta ngrenë në Londër figurën e Kupit, si një alternativë e ardhshme qeverisëse ndaj Frontit Nacionalçlirimtar. Ishin pikërisht këta oficerë që përdorën në mënyrë tendencioze termin “luftë civile”.

Nuk ka dyshim, që midis njësive partizane dhe forcave të disa krerëve të veriut, të lidhur me qeverinë kuislinge të Tiranës, pati përpjekje të armatosura kur të parat ndërmorën marshimin për të goditur forcat gjermane të përqendruara në Mat, Dibër e Kukës.

Shumë njësi partizane u goditën prapa krahëve nga forcat mercenare të Kupit e të krerëve të tjerë, të cilët pretendonin se ato krahina ishin “mbretëri” e tyre, ku nuk mund të futeshin brigadat partizane.

136
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

Kosovë/Shqipëri

LIFESTYLE

KURIOZITETE