Connect with us

DOSSIER

Shkrimi i një reviste historike spanjolle, për Gjergj Kastriotin

Published

on

Ju sjell specialen e një reviste historike spanjolle, për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Kur bëhen këto lista me gjeneralët më të mirë të historisë, ato zakonisht priren të largohen nga tema aq sa disa emra të debatueshëm shkaktojnë irritim. Mes këtyre figurave gjithmonë ka një të njohur pak, ose të panjohur për publikun e gjerë, por që në Shqipëri konsiderohet hero kombëtar se frenoi Perandorinë e fuqishme Otomane, duke ngadalësuar pushtimin e zonës adriatike gjatë një dekade paralelisht me Vladin e Vllahisë dhe Estabanin e Moldavisë.

Bëhet fjalë për Gjergj Kastriotin, të njohur si Skënderbeu. Lindi në vitin 1405, edhe pse nuk është shumë e qartë, disa biografë thonë në Sinë, vend që ishte pronë e gjyshit të tij dhe të tjerë shënojnë Krujën. Sido që të jetë bëhet fjalë për Principatën e Kastriotëve e vendosur në pjesën qëndrore të Shqipërisë dhe e themeluar nga i ati, Gjoni, një zotëri fisnik, i cili ishte martuar me Vojsavën me të cilën përveç Gjergjit kishte 5 vajza dhe tre djem. Siç ishte e zakonshme, Gjoni ndryshonte besnikërinë sipas kontekstit: herë bëhej aleat me Venedikun katolik dhe herë me Serbinë ortodokse, por në fund të shek XV, pas pushtimit të tokave të tij nga Sulltani Bajazit, s’pati zgjidhje tjetër veç të bëhej vasal i tij, duke bashkëpunuar në fushatat luftarake, duke paguar tribute korresponduese dhe sipas zakoneve duke dërguar djemtë e tij, meshkuj, në oborrin otoman si pengje në vitin 1415.

Një version tjetër thotë se ishte vetëm Gjergj. Sido që të jetë, trajtimi ndaj tij ishte i mirë, mori një formim akademik dhe ushtarak. Ai zgjodhi gjithçka, u konvertua në fenë islame, kaloi të gjitha hallkat e ushtrisë dhe madje udhëhoqi disa beteja. Fitoret e tij i vunë një nofkë, nga ana e muslimanëve njihej si İskender bey (Zoti Aleksandër), një aludim me heroin e famshëm maqedonas. Prej këtu edhe emri me të cilin do të njihej më vonë, Skanderbeg.

LEXONI EDHE KËTË:  The litterary Gazette (1817) / Një shkrim biografik për të famshmin Ali Pashë Tepelena

Gjithashtu i dhanë shpërblime materiale dhe sulltani i ri, Murati II i dha një timar (feud) në afërsi të rajonit të tij të vendlindjes, diçka që e bëri të përballej me të atin, sepse ai i mbetej besnik kristianizmit dhe Gjergji luftonte në emër të Allahut. Më vonë Murati i dha emrin sipahi (kalorës) duke i dhënë një feud tjetër në Nikopol, Bullgari. Gjergji mbeti në kufijtë e një rebelimi të organizuar mes 1432 dhe 1436 nga prindërit e tij dhe fisnikët e tjerë kundër otomanëve, duke fituar vitin pasardhës postin e një subashi (guvernatori) të territorit që më parë e administronte i ati, tashmë i vdekur në 1437. Gjithashtu mori titullin vali dhe iu dha një ushtri prej 5000 kalorësish. Me ata luftoi kundër hungarezëve të të famshmit Janush Huniadit, duke marrë në vitin 1440 sanxhakun e Dibrës, nga i cili kontrollonte Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ishte pikërisht gjatë këtij mandati që ruajti marrëdhënie të mira me Republikën e Venedikut dhe të Raguzës, si dhe vendosi marrëdhënie të mira me disa familje fisnikësh vendas, që i dhanë një ndryshim radikal të ardhmes së tij.

Pas 20 vitesh në shërbim të Sulltanit, kryengritja e Huniadit e detyroi të bashkohej dhe të braktiste otomanët duke dezertuar në mes të betejës së Nishit, për t’iu bashkuar forcave hungareze. Ishte nëntor i vitit 1443. U shoqërua nga 300 shqiptarë dhe duke përdorur një ardid (kartë) të falsifikuar të Muratit të II, mori Krujën, mori në dorë Petrelën, Prezën, Gurin e Bardhë, Svetigradin dhe Modricin mes shumë vendeve të tjera, dhe ngriti si standard, flamurin e kuq me shqiponjën dykrerëshe të zezë, të cilat ishin simbolet e familjes së tij dhe sot përfaqësojnë Shqipërinë.

LEXONI EDHE KËTË:  “Fol serbisht e turqisht që të dukesh më i qytetëtëruar e ma i kulturum, mos fol shqip selak”, më thonin disa dikur!

Oborri që ngriti ishte multietnik, përzierje shqiptarësh dhe serbësh, por të gjithë kristianë. Skënderbeu përqafoi sërish fenë kristiane dhe i detyroi të gjithë kolonët të bënin të njëjtën gjë, e për këtë muslimanët e riquajtën Hain Iskender (tradhtari Aleksandër). E bënë sidomos kur krijoi Besëlidhjen e Lezhës, një aleancë që nën mbikqerjen venedikase mblodhi të gjithë familjet e fisnikërisë shqiptare, mes tyre atë të Gjergj Arianit Komnenit me vajzën e të cilit, Donika, do të lidhte martesë në vitin 1451.

Në vitin 1444 u ndesh në fushën e Torviollit me gjeneralin otoman Ali Pasha, i cili kishte një superioritet numrash (25 mijë njerëz përballë 7 mijë këmbësorësh dhe 8000 kalorësish të Skënderbeut), por që ranë në një pritë të ngritur dhe të ekzekutuar me mjeshtëri nga Skënderbeu. Pasha humbi një të tretën e trupave të tij dhe jehona e kësaj beteje rezonoi në të gjithë Europën. Vitin pasardhës, Firuz Pasha ra edhe ky nën një pritë, kur po marshonte për të mos lejuar që shqiptarët të mbërrinin në Maqedoni. Deri në vitin 1446, ushtria e Sulltanit do të hante pluhur edhe në dy raste të tjera.

Skënderbeu, i vetëdijshëm se nuk mund t’i bënte ballë një armiku kaq të fuqishëm në mënyrë kovencionale, i kishte ndarë forcat e veta në kontigjente të lëvizshme me të cilët praktikonte një luftë guerrilase përballë armikut. Nuk kishte më shumë se 15 mijë trupa, por diti ta vinte në shërbim territorin e tij malor, që vështirësonte fushimin e trupave masive. Megjithatë, kontrolli i tij ishte i kufizuar sepse pjesa jugore ishte besnike ndaj Sulltanit dhe ajo veriore ishte nën orbitën venedikase, dhe kjo është arsyeja se pse ai bënte marrëveshje me ata sipas rrethanave. Në një nga këto, për arsye madhore u detyrua të dorëzohej para Perandorisë Otomane.

LEXONI EDHE KËTË:  Ishte shqiptari më i kërkuar nga Amerikanët, fliste 18 gjuhë
117
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

Kosovë/Shqipëri

LIFESTYLE

KURIOZITETE