Connect with us

TECH

Modeli më i lirë i iPhone 12 pritet të kushtojë 549 dollarë

Published

on

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, raportohet se do të lansojë disa iPhonë të rinj këtë vit.

Për dallim nga viti i kaluar ku janë lansuar tri modele, këtë vit mund të presim lansimin e katër modeleve, shkruan ubergizmo. Në dispozicion do të jetë modeli bazë, i pasuar nga modelet e avancuara.

Derisa së fundmi po flitet për rrjetin 5G, nuk pritet që të jetë në dispozicion për tërë linjën e re të iPhonëve.

Sipas një postimi në Twitter nga @omegaleaks, modeli iPhone 12 4G pritet të jetë relativisht i përballueshëm, transmeton KOHA Ditore. Në postim, thuhet se modeli 4G do të ketë çmim prej 549 dollarësh, kështu duke u bërë iPhone më i lirë i serisë së re.

iPhone 12 bazë, po ashtu, pritet të vazhdojë të përdorë ekranin LCD si dhe procesor A14, të cilin do ta kenë edhe modelet tjera në seri.

Apple, në fakt, ka shënuar sukses me iPhonët e rinj me çmim më të ulët, sikur iPhone XR dhe iPhone 11. Me çmim potencialisht të ulët, iPhone 12 bazë ka gjasë të shënojë sukses po ashtu.

77
LEXONI EDHE KËTË:  Janë livruar më shumë se 4.5 milionë telefona nga seria Redmi K20
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

Kosovë/Shqipëri

LIFESTYLE

KURIOZITETE