Koncepti i VMRO-së, “komb i vetëm maqedonas”

VMRO-DPMNE-ja në “Projektin e Ripërtëritjes” premton një koncept të ri shoqëror bazuar në parimin e “kombit të vetëm maqedonas”, i cili, sipas kësaj partie, do të garantojë më shumë të drejta dhe demokraci. Për realizimin e saj, VMRO-ja paralajmëron Kushtetutë të re, ose ndryshime të mëdha që do të garantojnë “ruajtjen e karakterit unitar të Maqedonisë dhe rregullimin e marrëdhënieve ndëretnike”.

Koncepti i VMRO-së
“Kombi është themeli i çdo shteti demokratik dhe shumë më tepër mbron të drejtat dhe liritë e të gjithëve, përfshirë pakicat, sesa shtetet e ndërtuara në shoqëritë etnikisht të ndara dhe në konflikt “.
Ekspertët e së drejtës kushtetuese vlerësojnë se VMRO-DPMNE-së, me kapitullin “Rindërtimi i sistemit kushtetues-ligjor dhe politik në Maqedoni”, synon të bëjë “ripërtëritjen” në atë fushë me terma dhe kategori të reja. Ata theksojnë se me termin “komb i vetëm maqedonas”, partia opozitare synon të krijojë marrëdhënie të reja midis bashkësive etnike, që ndryshojnë nga ato ekzistuese. Sipas tyre, është e domosdoshme që VMRO-DPMNE të thotë se, në çfarë mënyre, përmes cilëve institucione dhe mekanizma synon ta shndërrojnë shoqërinë etnike të ndarë në Maqedoni, në një komb të vetëm maqedonas.
Ky term nënkupton ndryshime të mëdha në sistemin ekzistues kushtetues, veçanërisht dispozitat e Kushtetutës të inkorporuara me Marrëveshjen e Ohrit.
Nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov për Alsat tha se VMRO-DPMNE-ja vazhdon të promovojë politika të ndarjes, tensioneve ndëretnike, urrejtjes dhe izolimit.
“Një shoqëri për të gjithë qytetarët është përzgjedhja jonë. Jemi krenarë që LSDM ishte partia e parë politike që pati guximin dhe vizionin për ta vendosur këtë qëllim dhe për të fituar një shumicë rreth tij- tha Kosta Petrov, Nënkryetar i LSDM-së

LEXONI EDHE KËTË:  Komuna e Sarajit, mbështetje Panairit të kompanive nga Saraji

Për të realizuar idenë, VMRO planifikon të formojë një grup ekspertësh, që do të ofronte zgjidhje kushtetuese shembull evropiane./Alsat

20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *