Liqeni i Treskës një kohë të gjatë është jashtë funksionit

Liqeni i Treskës një kohë të gjatë është jashtë funksionit, ndërsa gjatë këtyre ditëve ai është zbrazur me qëllim të rregullimit të një gypi. E pas zbrazjes së ujit doli në pah papastërtia.

Kjo që duket si borë, në fakt është bari që ishte nën ujin e liqenit. Nga Ndërmarrja Publike “Saraj” i thanë TV21 se po punohet për rregullimin e gypave.

“Duke pasur parasysh se ditëve të fundit liqeni i Treskës është i zbrazur, ne si ndërmarrje kemi pranuar ankesa nga shfrytëzuesit e kamp-shtëpizave dhe banorëve tjerë, i informojmë të gjithë qytetarët se në liqenin e Treskës për shkak të një defekti në gypat kryesorë nuk ka pasur ujë. Gjatë vikendit është bërë riparim i gypave dhe në ditët në vijim do të mund të shfrytëzohet”, tha Sabaudin Rustemi NP-Saraj.

Liqeni serish do të mbushet por kjo qendër rekreative do të mbetet jashtë funksionit. Uji nuk është i pastër ndërsa edhe infrastruktura le shumë për të dëshiruar.

Kryetari i komunës se Sarajit Blerim Bexheti para disa muajve u tha banorëve se shumë shpejt pritet të miratohet edhe plani detal urbanistik për liqenin.

“Është miratuar Ideja e Komunës së Sarajit dhe aty parashihet që të shpallet zonë e lirë turistike dhe konform planit urbanistik që është në fundin e vetë edhe të rivitalizohet Liqeni dhe të ndërtohet dhe të jetë një qendër atraktive jo vetëm në komunë dhe në shtet por edhe regjionale”, tha Blerim Bexheti Kryetar i Komunës së Sarajit.

Banorët e kësaj komune si dhe qytetarët e Shkupit para shumë vjetësh këtë vend e kanë përdorur si vend për të kaluar vikendin dhe për tu freskuar gjatë temperaturave të larta. Kur kishte ujë ky vend ishte i ndaluar për larje, por qytetarët e përdornin për peshkim. Liqeni mbulon një sipërfaqe prej 136,000 m2, është i thellë 1.6 deri në 3 m. I gjithë kompleksi sportiv dhe rekreativ u ndërtua në 1978 me vetë-kontributin e banorëve të Shkupit.

LEXONI EDHE KËTË:  Dalja e ulët në votime favorizon partitë e mëdha
31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *