Connect with us

DOSSIER

Enver Hoxha si i ri: Nxënës i keq, amoral, i etur për famë, skandale e gënjeshtra!

Published

on

Për më tepër se 40 vjet me radhë, shqiptarëve u dhanë informata të besonin se kanë një udhëheqës madhështor, të dashur dhe të pagabueshëm. Megjithëse jetonin në një izolim total nga pjesa tjetër e botës, edhe pse me vështirësi siguronin jetesën, edhe pse në dyqane ushqimet bazë mungonin e jepeshin me racione minimale, edhe pse të përcëllonte ndëshkimi po të tejkaloje normat e diktuara të të folurit apo të menduarit… sërish shumica e shqiptarëve e kishte mendjen të mbushur top se Enver Hoxha ishte Zoti mbi tokë – njeriu që ata e adhuronin pa asnjë kusht

Por, kush ishte Enver Hoxha përtej fasadës, përtej asaj perdes së florinjtë, me të cilin e veshi propaganda e kohës?

Dokumentari i mëposhtëm i përgatitur nga ABC News, ballafaqon gënjeshtrat që Enver Hoxha, djali i Mulla Halilit (të cilin rrallë e përmendte në jetë), i kishte vënë në biografinë e tij, me faktet që janë dhënë nga bashkëkohësit e tij. Këto fakte thonë se ai ishte nxënës i keq, që ndiqte prostitutat e Parisit, se endej në lagjet e romëve në Francë e në Belgjikë dhe se ishte dështak në studime.

Po ashtu, dokumentari nxjerr në pah të dhënat se si ai ndihmohej nga bashkëpunëtorët e Ahmet Zogut, si Bahri Omari dhe Eqrem bej Libohova, të cilët e shpëtuan nga shumë marri e skandale (njëherë ai futet në oborrin mbretëror belg, duke gënjyer se është i biri Zogut). Dokumentari përmend edhe një fakt, se Enveri nuk e qante fare kokën as për nënën, babanë e motrën, që jetonin në kushte të vështira, gjatë kohës kur prapë me lidhje punësohet në Liceun e Korçës dhe madje ia mundësojnë dy paga. Madje, për të thuhet se “e gjithë Korça e njihte si mish me erë”, për çka nuk e donin afër.

LEXONI EDHE KËTË:  The litterary Gazette (1817) / Një shkrim biografik për të famshmin Ali Pashë Tepelena

Dokumentari përmend edhe disa dëshmi të CIA-s, ku për Hoxhën thuhet se ishte homoseksual e se për qejfet e shtrenjta punonte edhe si prostitutë mashkull te bejlerët e Gjirokastrës e Elbasanit.

Por, shumica e atyre që e njihnin për jetën e tij të shfrenuar në Francë e Belgjikë, në Korçë a Tiranë, përfshirë dhëndrin Bahri Omarin dhe Eqrem bej Libohovën, u ekzekutuan në kohën kur ai merr pushtetin në Shqipëri.

34
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

Kosovë/Shqipëri

LIFESTYLE

KURIOZITETE