Connect with us

LIFESTYLE

Nisin hulumtimet për mjekim të COVID-19 me serum të zhvilluar nga antitrupat e kuajve

Published

on

Në Argjentinë kanë filluar kërkimet klinike për mjekim të COVID-19 me serum hiperimun të zhvilluar nga antitrupat e kuajve.

Serumin që e prodhon ndërmarrja bioteknologjike “Imunova” merret me injektimin e proteinës së SARS-Kov-2, e cila bën që kali të prodhojë një sasi të madhe të antitrupave neutralizues. Pastaj, plazma nxirret nga kali, pastrohet dhe përpunohet.

Pas rezultateve pozitive të testeve laboratorike, 242 persona morën pjesë në kërkimet klinike të efikasitetit të serumit, të cilët ishin diagnostikuar me koronavirusin e ri nga gjendja mesatare deri tek e rëndë.

Rezultatet e para priten në tetor, më së voni në nëntor.

Në Argjentinë, pothuajse 175.000 njerëz janë regjistruar me COVID-19, nga të cilët rreth 3.200 kanë vdekur.

11
LEXONI EDHE KËTË:  Pastrimi i duarve dikur ishte këshillë kontroverse mjekësore
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

Kosovë/Shqipëri

LIFESTYLE

KURIOZITETE