Atalanta vihet pas Vojvodës

Klubi i futbollit, Atalanta, raportohet se ka kthyer vëmendjen kah mbrojtësi kosovar i Standard Lieget, Mërgim Vojvoda.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, reprezentuesi i Kosovës shihet si një nga zëvendësuesit potencialë për Timothy Castagne për sezonin e ardhshëm.

Klubi belg mësohet se po kërkon rreth 6 milionë euro për futbollistin 25-vjeçar.

Vojvoda ka kontratë me Liegen deri më 2023.

Në 30 paraqitjet në sezonin e fundit ka pasur një gol e katër asistime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *