Henry në garë për trajner të ri te Barça

Press Online
0 0
Read Time:47 Second

Barcelona po e konsideron ish-sulmuesin Thierry Henry si zëvendësues të trajnerit Quique Setien, që është afër shkarkimit.

Për emrin e Henryt ka shkruar “Diario Sport”. Francezi momentalisht e drejton ekipin e ligës MLS, Montreal Impact. Në gjashtë ndeshjet e fundit me ekipin e vet, Henry ka arritur vetëm një fitore.

Henry më herët ka qenë edhe asistent i Roberto Martinezit te Belgjika, para se ta merrte punën te Monaco, skuadër me të cilën fitoi vetëm katër herë në 20 ndeshje. Në janar ai u shkarkua nga klubi francez.

Ish-sulmuesi ka shënuar 49 gola për “blaugranan” në tri sezone, derisa tani është në listën e ngushtë të trajnerëve të cilët mund ta zëvendësojnë Setienin.

Për punën e trajnerit te Barcelona përmenden edhe emrat e Ronald Koemanit, përzgjedhësit të Holandës, dhe Massimiliano Allegrit, ish-trajner i Milanit dhe Juventusit, Xavit, Mauricio Pochettinos e Maurizio Sarrit.

Barcelona ndërkohë pritet që shumë shpejt ta shkarkojë edhe drejtorin sportiv, Eric Abidal.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Arta Nitaj ju ofron disa poza të nxehta nga pushimet

Si shumica e madhe e estradës shqiptare, edhe Arta Nitaj ka filluar pushimet. Modelja e njohur si gjithmonë qëndron aktive në rrjete sociale, duke sjell imazhe atraktive për ndjekësit e saj. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është shfaqur atraktive në bikini, ndërsa thekson gjoksin e formësuar. […]