Romano Prodi: Po ia lëmë “Shqipërinë” Turqisë

Press Online
0 0
Read Time:1 Minute, 12 Second

Ish-kryeministri i Italisë dhe ish-Presidenti i Komisioni Evropian Romano Prodi i ka kushtuar një editorial marrëdhënieve të Italisë me Shqipërinë dhe impaktit të marrëdhënieve në Mesdhe në një zhvillim tërësor europian të publikuar sot në “Il Messaggero”, shkruan Balkanweb.

Prodi kërkon një vëmendje më të madhe të Italisë dhe madje një strategji kombëtare duke kujtuar bashkëpunimin në vitin 1997 e më tej, ndërkohë që thekson se një Jug i ri nuk mund të ndërtohet nëse një politikë mesdhetare nuk aktivizohet ndërkohë dhe “Jugu ynë nuk do të jetë në gjendje të rinovohet kurrë nëse vazhdon të ketë rreth tij një shkretëtirë plot telashe”.

Ish-kryeministri italian ngre si çështje më tej faktin që ndikimi italian ia ka lënë vendin ndikimit turk. Ai thotë se prania e rritur e Turqisë në Shqipëri vjen dhe nga miqësia midis presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Rama.

“Programi mësimor i gjuhës sonë vuan nga burimet e kufizuara, ndërsa prania e Rai-t është bërë margjinale dhe i ka lënë vendin Turqisë, e cila po bëhet gjithnjë e më aktive me transmetime në turqisht dhe përkthime në shqip. Edhe pse jo akoma me të njëjtin intensitet si në vendet e tjera të Ballkanit, prania turke po rritet në të gjitha fushat, nga veprat publike në kulturë, nga sektori ushtarak në një depërtim gjithnjë e më të thellë në fushën fetare, përmes mbështetjes për një rrjet kapilar të xhamive”, shkruan ndër të tjera Prodi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Kurti kritik ndaj takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në opozitë, Albin Kurti ka kritikuar takimin e 2 shtatorit në Uashington, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të thirrur nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell. Përmes një postimi në Facebook, Kurti e ndërlidhi ftesën e këtij takimi me […]