Hamilton dominon garën në Spanjë

Press Online
0 0
Read Time:1 Minute, 22 Second

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, ka dominuar në garën e Shpërblimit të Madh të Spanjës të dielën, për vitin e katërt rresht, duke vazhduar dominimin në këtë seri të garave.

Hamilton ka arritur për herë të 156-të të ngjitet në podium, që është rekord, dhe ka rritur epërsinë në krye të renditjes në 37 pikë.

Fitorja në Barcelonë ishte e 88-ta në karrierën e pilotit të Mercedesit dhe një nga më bindëset që e ka arritur. Ai gjithë garuesit, me përjashtim të dy, i la së paku nga një xhiro prapa.

Hamilton është vetëm tri fitore larg që të barazojë rekordin e legjendës Michael Schumacher, që gjatë karrierës i kishte arritur 91 fitore. Po ashtu është fitorja e katërt e shënuar këtë edicion, në gjashtë gara sa janë zhvilluar.

Max Verstappen i Red Bullit përfundoi i dyti në garën në Spanjë, 24.177 sekonda prapa Hamiltonit. Valtteri Bottas i Mercedesit, zuri vendin e tretë, ai përfundoi 44.752 sekonda prapa fituesit.

“Isha në një zonë tjetër, as që e dija se ishte rrethi i fundit i garës. Isha i gatshëm të vazhdoja garën”, ka thënë Hamilton.

Hamilton kryeson renditjen me 132 pikë, Verstappen është i dyti me 95, ndërsa Bottas i treti me 89 pçikë.

Kanadezi i Racing Point, Lance Stroll, zuri vendin e katërt në garën e të dielës. Në të vërtetë Sergio Perez i Racing Point, hyri i katërti në finish, por u dënua me pesë sekonda pasi kishte injoruar flamurin e kaltër dhe kështu u degradua në vend të pestë. Gara e ardhshme e Formula 1 është ajo e Shpërblimit të Madh të Belgjikës që mbahet më 30 gusht.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

LSDM dhe BDI, afër marrëveshjes për qeverinë e re

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar të hënën se është pranë arritjes së marrëveshjes me Lidhjen Social-Demokrate (LSDM) të Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut. “Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së gjatë fundjavës dhe ditës së hënë kanë punuar intensivisht në krijimin e një marrëveshjeje cilësore, […]