Në teh të betejës për një vaksinë

Kur Alexander Ginzburg ia injektoi vetes vaksinën që kishte zhvilluar, ai as që e kishte nisur testimin e substancës te majmunët. Kjo ndodhi katër muaj më parë dhe Ginzburg, një mikrobiolog dhe drejtor i Institutit shtetëror Gamaleya në Moskë, thotë se ende ndihet plotësisht mirë. Njëqind nëpunës të Institutit po ashtu pranuan që të vaksinohen. Dhe janë ende të shëndetshëm.

Ginzburg po punon në atë që quhet një vektor vaksinë, e cila përfshin futjen e materialit gjenetik të virusit SARS-Cov-2 në një bartës të padëmshëm të virusit me qëllim të nxitjes së sistemit imunitar për prodhimin e antitrupave. 68-vjeçari Ginzburg nuk është aq i interesuar për rreziqet e ndërlidhura me injektimin e substancës që është ende në zhvillim.

“Dua ta mbroj veten dhe nëpunësit e mi”, thotë ai, duke pretenduar se vaksina e tij është e sigurt dhe efikase. Tek e fundit, thotë ai, veç e ka zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit në një tjetër rrethanë.

E Ministria ruse e Shëndetësisë gjatë kësaj jave veç e ka miratuar nxitimthi vaksinën e Ginzburgut. Kësisoj, mjekët dhe mësuesit rusë do të bëhen të parët që do ta marrin. Por mbetet e paqartë nëse kjo do të jetë zgjidhje e tyre.

Garë e gjerë

Rusia, megjithatë, nuk është e vetme. Është vetëm një prej shumë shembujve që po demonstron se si gara për një vaksinë kundër COVID-19 vazhdon të përshpejtohet – e ushqyer pjesërisht nga vendet autokrate, si Rusia dhe Kina, që jo gjithmonë janë fisnike kur bëhet fjalë për zbatimin e standardeve mjekësore dhe etike. Një e arritur historike do të nënkuptonte se Moska dhe Pekini do të ishin në gjendje që t’i mbrojnë popullatat e tyre më herët dhe t’i rihapin ekonomitë e tyre para rivalëve. Një vaksinë nuk do të paraqiste vetëm një avantazh në luftën kundër virusit, por edhe do ta përkthente atë në pushtet, prestigj dhe para, meqë pjesa e mbetur e botës do të nxitonte për ta blerë kurën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *