Taylor Swift e akuzon presidentin Trump se po përpiqet t’i ngatërrojë votimet

Këngëtarja Taylor Swift ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, së po përpiqet të ngatërrojë zgjedhjet duke dëmtuar votimin me anë të postës në zgjedhjet e nëntorit.

Ky reagim i Taylor Swiftit erdh pas lajmeve se presidenti Trump nuk u pajtua me demokratët për paketën për rimëkëmbje nga kriza e koronavirusit dhe ndali ndihmat për Shërbimin Postar të SHBA-së me qëllim të pengimit të votimit me anë të postës, shkruan NME, transmeton KOHA.

“Shkatërrimi i kalkuluar i shërbimit postar që po bën Trumpi e dëshmon vetëm një gjë. Ai është shumë i vetëdijshëm që nuk e duam për president”, shkroi ajo në Twitter. “Ai ka zgjedhur që të rrezikojë me miliona jetë të amerikanëve vetëm që të mbajë pushtetin”.

Taylor Swift gjithashtu tha se udhëheqja e keqe e Trumpit e ka përkeqësuar krizën dhe se tani ai po e shfrytëzon situatën për të shkatërruar të drejtën për të votuar në mënyrë të sigurt. “Kërkoni zgjedhje, votoni herët”, ka thënë ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *