Hajnat thyejnë muzeun e ninxhave në Japoni dhe vjedhin 1 mln jen

Një muze i ninxhave në qendër të Japonisë që vizitohet përherë nga turistët, ka qenë cak i hajnave.

Gjatë natës së kaluar ajo është thyer nga disa hajdutë e nga aty kanë vjedhur një milion jen (9,470 dollarë).

Ky muze i dedikohet ninxhave dhe gjithçka që lidhet me ta. Policia njoftoi se një alarm u dëgjua në orët e vona të mbrëmjes së të premtes dhe atë kohë, në muze s’kishte staf.

Kur policia japoneze mbërriti, pa se dyert ishin hapur me forcë dhe aty mungonte kasaforta me para.

Kasaforta që peshonte rreth 150 kilogramë mbante para nga më shumë se 1 mijë vizitorë. Një zyrtar i muzeut i ka thënë CNN-it se gjithçka kishte ndodhur brenda vetëm 3 minutash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *