Në BDl ende nuk ka marrëveshje për kabinetin qeveritar

Ende nuk janë tejkaluar mosmarrëveshjet brenda BDl-së, për formimin e Qeverisë së re. Dega e Çairit dhe Sarajit, të mbështetur tanimë edhe nga disa degë të tjera, kundërshtojnë emërimin e Bujar Osmanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Artan Grubit në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe zëvendës kryeministër i parë i Qeverisë.

Këto përplasje kanë ndikuar që kryetari i rizgjedhur i Kuvendit, Talat Xhaferi të mos thëret ende seancën për votimin e kabinetit qeveritar dhe programit për punën e Qeverisë. Ditëve të fundit ka pasur disa informacione rreth kompromiseve të mundshme për tërheqjen e njërit ose tjetrin nga dy ministrat e kontestuar, por zyrtarisht ende nuk ka asnjë informatë nga partia e Ali Ahmetit.

Përveç degëve listën e propozuar të ministrave, sipas burimeve partiake, e kanë kundërshtuar edhe dy deputetët që vijnë nga Çairi dhe Saraji, Izet Mexhiti dhe Arben Ziberi.

Përplasjet brenda BDl-së u përmendën si shkak edhe për zvarritjen e seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por të premten u mbajt seanca dhe për Xhaferin votuan edhe Mexhiti edhe Ziberi, ndërsa këta dy të fundit thanë edhe fjalë miradie për kryetarin e Kuvendit.

Kryetari i LSDM-së, më 13 gusht mori mandatin nga presidenti Stevo Pendarovski për të formuar Qeverinë e re. Nëse deri më 2 shtator nuk votohet Qeveria, atëherë sipas Kushtetutës, mandati duhet t’i jepet liderit të partisë së dytë me rradhë nga zgjedhjet e 15 korrikut, që i bie kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Shumicën e re parlamentare e kanë krijuar koalicioni i drejtuar nga LSDM me 46 deputetë, BDl me 15 dhe PDSH me një deputet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *