Sot finalja e Champions League: Bayerni kërkon trofeun e 6-të, Parisi historinë

Lisbona e Portugalisë pret sot finalen e Champions League mes dy ‘titaneve’ të Europës, Bayern Munchen dhe PSG. Nga njëra anë sulmi i shpejtë i PSG me Mbappe, Neymar dhe Di Maria kurse nga ana tjetër “furia” bavareze me një mbrojtje e mesfushë të blinduar dhe më një Lewandowski në krye që nuk fal. Bavarezët janë më të favorizuar në letër për shkak dhe të fitoreve tenistike apo komode që kanë marrë në 1/16, çerek finale apo gjysmëfinale.

Ata kërkojnë këtë vit të marrin trofeun e 6-të në histori dhe me një fitore do të arrinin Liverpool-in i cili ka po ashtu 6 trofe të Champions League. Nga viti 2014 trofeu mungon në Mynih, por PSG nga tjetër do të shkruajë historinë duke tentuar ta fitojë sot për herë të parë në histori. Parizienët janë debutuesë në një finale Champions League dhe do bëjnë gjithçka për ta fituar atë. PSG mund të shkruajë historinë nëse triumfon sot. Gjithashtu, është hera e parë për ta që arrijnë në një finale të këtij kompeticioni.

“Jam shumë i lumtur. Nuk do të bëjmë asgjë speciale në këtë takim sepse vetë kjo ndeshje dhe ajo që përfaqëson është tashmë speciale”, u shpreh përpara ndeshjes trajneri i PSG-së, Tuchel. Në mars kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube u ndërpre për më shumë se 3 muaj dhe kjo ndoshta do të jetë zgjatja më e madhe në historinë e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *