Dua Lipa shfaqet ndryshe në shëtitjen me Anwarin dhe pjesëtarin e ri të familjes

Ata kanë kaluar fundjavën së bashku, duke festuar ditëlindjen e saj të 25-të. Dhe të dielën, Dua Lipa dhe 21-vjeçari, Anwar Hadid, kaluan ditën në plazh në Malibu, në shoqërinë e qenushit të tyre të quajtur Dexter.

Këngëtarja e famshme tregoi format e saj trupore e veshur me bikini, teksa shëtiste dorë për dore me të dashurin 4 vite më të vogël se vetja. Gjithashtu shqiptarja u pa shumë e qeshur teksa me Anwar luanin me qenin e tyre, transmeton Shqip.

Dua mbante veshur gjithashtu një palë pantallona të shkurtra të zeza, që i tregonin këmbët e saj të bonifikuara. Njëkohësisht ajo kishte zgjedhur që të mos vendoste asnjë pikë makijazhi në fytyrë, ndryshe nga ç’jemi mësuar që ta shohim të kuruar deri në detajin edhe më të vogël.

Por pavarësisht kësaj ajo dukej sërish e bukur. “Daily Mail” ka publikuar ekskluzivisht disa foto të çiftit të famshëm, teksa ndodhet edhe në shoqërinë e disa miqve të tij.

Kujtojmë se pak ditë më parë Dua festoi 25-vjetorin e lindjes dhe mori urime të shumta nga fansat, miqtë, familja dhe të afërmit. Urime shumë të ëmbla dhe të veçanta mori edhe nga familja e partnerit të saj, Anwar, të cilët u shprehën se familja e tyre ishte me fat që e kishte në mesin e saj.

Image

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *