Manxhukiqi afër Romës

Sulmuesi Mario Manxhukiq i është vetofruar skuadrës së Romës, pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Serie A.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se negociatat mes palëve kanë filluar dhe gjasat janë të mëdha që të arrihet marrëveshja brenda kësaj jave.

Manxhukiq është lojtar i lirë dhe te Roma shihet si opsion i mirë për të zëvendësuar Edin Xhekon, që pritet të largohet nga ekipi. Manxhukiq i ka kërkuar Romës kontratë dyvjeçare dhe pagë vjetore prej katër milionë eurosh.

Sulmuesi 34-vjeçar, karrierë ka bërë edhe te Bayern Muncheni, Atletico Madridi e Juventusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *