Nuk ndryshon formacioni qeverisës i integristëve

Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integerim, Ali Ahmeti, ka konfirmuar për Televizionin Klan Maqedoni se nuk ka ndryshime në ekipin që do ta përfaqësojë partinë e tij në ekzekutivin e ri, ndërkohë që ekipet e ekspertëve të LSDM-së dhe BDI-së këtë të hënë kanë përfunduar harmoniztimin e programeve parazgjedhore të të dyja partive duke I shkrirë në një program të përbashkët të qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev e cila pritet të votëbesohet ditëve të ardhshme.

Përkundër spekulimeve për pakënaqësi në degët e integristëve në komunën e Sarajit e të Çairit, formacioni qeverisës I Bashkimit Demokratik për Integrim mbetet ai që ditë më pare mori dritën jeshile të organeve partake. Kreu I Bashkimit Demokratik për Ingerim Ali Ahmeti, në një takim joformal, tha për Televizion Klan Maqedoni se debatet edhe për formacionin qeverisës janë pjesë e asaj që ai e quajti funksionim I demokracisë së brendshme partiake. Së këndejmi në kabinetin e ri qeverisës integristët përfundimisht do të përfaqësohen nga Fatmir Besimi, Bujar Osmani, Artan Grubi, Naser Nuredini, Kreshnik Bekteshi e Jeton Shaqiri. ‘Kjo skuadër gëzon mbështetjen e gjithë grupit tone parlamentar’- tha zoti Ahmeti .

Ndërkohë, televizioni Klan mëson po ashtu se ekipet e ekspertëve nga koalicioni ‘Mundemi’ I prirë nga LSDM-ja dhe nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim praktikisht kanë harmonizuar programin qeverisës I cili së bashku me përbërjen e kabinetit qeverisës do të gjendet në duart e deputetëve. Nuk përjashtohet mundësia që fillim-javën e ardhshme të njëjtat të marrin dritën jeshile të legjislaturës së dhjetë parlamentare./KlanMacedonia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *