Januzaj nuk ftohet nga Belgjika

Adnan Januzaj nuk është ftuar nga Përfaqësuesja e Belgjikës për ndeshjet e Ligës së Kombeve që i luan muajin e ardhshëm.

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez, të martën ka publikuar listën prej 29 futbollistëve, në të cilën nuk ka figuruar emri i lojtarit të Real Sociedadit, Januzajt.

Martinez ka shpallur listën për duelet që Belgjika i luan me Danimarkën (5 shtator) dhe Islandën (8 tetor) në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Te Belgjika nuk kanë dhënë asnjë arsyetim për mungesën e Januzajt derisa mediumet belge kanë raportuar se ai është i lënduar.

Januzaj paraqitjen e fundit për Belgjikën e ka regjistruar më 6 shtator të vitit të shkuar, kur u aktivizua në ndeshjen kundër San Marinos. Januzaj 25-vjeçar, deri më tash ka 12 paraqitje dhe një gol për Belgjikën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *