28 Tetor, 2020

Press Online

info@pressonline.mk

American Airlines planifikon të heqë nga puna 19.000 punëtorë për shkak të pandemisë

0 0
Read Time:58 Second

Kompania ajrore American Airlines ka thënë të martën se për shkak të gjendjes së krijuar me COVID-19 do të zvogëlojë numrin e punëtorëve. Siç raporton Reuters bëhet fjalë për 19.000 punëtorë, të cilët do të pushohen, nëse Qeveria nuk zgjat ndihmat për listat e pagave për kompanitë ajrore.

Kompanitë ajrore kanë marrë 25 miliardë dollarë nga Qeveria amerikane nga fondi stimulativ në mars, të cilat ishin dedikuar për pagesa dhe për të mbrojtur vendet e punës deri në shtator. Derisa paratë janë shpenzuar pa përfitim nga fluturimet, kompanitë ajrore kanë kërkuar nga Washingtoni për 25 miliardë dollarë të tjera, por bisedimet kane ngecur derisa kongresi është përpjekur që të arrijë një marrëveshje më të gjerë për paketën e ndihmës në luftën kundër COVID-19.

Aksionet amerikane kanë rënë për 4.4 për qind duke zbritur edhe aksionet e linjave tjera ajrore. American Airline ka pasur 140.000 punëtorë para pandemisë. Kompanitë ajrore kanë thënë se kjo industri është esenciale për shpëtimin e ekonomisë.

Duke u bazuar në nivelin aktual të kërkesës, American Airline planifikon të fluturojë më pak se 50 për qind të fluturimeve të planifikuara në tre mujorin e katërt.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %