28 Tetor, 2020

Press Online

info@pressonline.mk

Media e huaja: Kim Jong-un është në gjendje kome, motra e tij pritet të marrë pushtetin

0 0
Read Time:1 Minute, 11 Second

Lëvizjet e fundit nga Korea e Veriut, të dërgojnë drejt një skenari sa të vjetër aq edhe të ri, e cila lidhet me vdekjen e diktatorit të vendit Kim Jong-un.

Sipas shërbimeve të inteligjencës, Kim ndodhet në gjendje kome dhe është çështje kohe tashmë që drejtimin e vendit ta marrë motra e tij, Kim Yo-jong, të cilës ditët e fundit i janë shtuar disa përgjegjësi më shumë. Gazetari Roy Calley, i cili e ka vizituar disa herë vendin e mbyllur gjatë punës si reporter, i komenton këto lëvizje si të një fshehtësie tepër të lartë, madje sipas tij as vetë qytetarët në Korenë e Veriut, nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh.

Gjithashtu dhe Chang Song-min, ish-këshilltar i presidentit të ndjerë të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung, beson që 36-vjeçari është në gjendje kome. Në fakt, zërat për një vdekje të diktatorit të hekurt kanë pesë muaj që qarkullojnë.

Dyshimet u ngritën kur ai mungoi në ditën e ditëlindjes së gjyshit, gjë të cilën se ka bërë për aq kohë sa ka qenë në krye të shtetit. Me anë të disa fotografive, që mediat e shumta i cilësuan si komprometuese, lideri suprem u shfaq në inaugurimin e një fabrike mbeturinash në Penian (Kryeqyteti i vendit).

Pas kësaj, ai është shfaqur disa herë në publik, por edhe në këto raste është dyshuar shumë që imazhet e filmimet janë të tanishmet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %