28 Tetor, 2020

Press Online

info@pressonline.mk

Netflix lanson platformën Restflix, për gjumë më të mirë

0 0
Read Time:1 Minute, 16 Second

Të gjithë kemi dëgjuar për dobitë e gjumit të mirë, por gjithashtu edhe dihet se sa vështirë është ndonjëherë të pushohet si duhet, posaçërisht në kohëra të vështira si këto.

Në kohën e pandemisë, gjumi është bërë edhe më i rëndësishëm. Hulumtuesit kanë gjetur se gjumi aktivon qelizat T në trupin e njeriut, që janë luftëtarët kryesorë në sistemin e imunitetit për të luftuar sëmundjet. Kjo do të thotë se nëse flemë mjaftueshëm çdo natë, e kemi një mbrojtje më të mirë ndaj koronavirusit apo sëmundjeve tjera.

Prandaj, në vend se të ndërrohen kanalet apo të surfohet në internet gjatë netëve pa gjumë, Netflix ka lansuar shërbimin Restflix, që ofron më shumë se 20 kanale që janë krijuar për të ndihmuar në fjetjen më të lehtë dhe më të shpejtë, shkruan The Next Web.

Këto kanale ofrojnë një përzierje të muzikës medituese, përralla dhe tregime para gjumit, zëra qetësues dhe imazhe nga natyra të cilat do të qetësojnë mendjen. Këto kanale përdorin ritëm binaural, që është një formë e terapisë me anë të zërit. Duke lëshuar zërin në dy frekuenca të ndryshme, truri i interpreton ato sinjale si një frekuencë të vetme, e cila ndez një ndryshim në kiminë e trurit. Ky ndryshim shkakton lirimin e hormonit të melaninës, i cili e rregullon gjumin.

Kjo shkencë, së bashku me meditimet, tregimet dhe imazhet nga natyra të Restflixit, do t’i ndihmojë shikuesit që të luftojnë pagjumësinë, të përmirësojnë shëndetin dhe të forcojnë imunitetin, dhe thjeshtë të ballafaqohen më lehtë me gjërat që i sjellë dita.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %