28 Tetor, 2020

Press Online

info@pressonline.mk

Përçarjet në BDI rrezikojnë marrëveshjen historike të shqiptarëve në Maqedoni

0 0
Read Time:1 Minute, 54 Second

Shqiptarët kanë shansin e madh që të jenë më të fuqishëm së kurrë në përfaqësimin e tyre në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, por siç ndodh shpesh me ne, gjithçka mund të shkatërrohet për shkak të përçarjeve të brendshme.

AbcNews mëson se qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe gjashtë ministrat shqiptar, përfshi edhe zv.kryeministrin e parë, rrezikohen seriozisht nga dy deputetë që janë gjithashtu nga lista e BDI-së.

Këta të fundit kanë kushtëzuar votat e tyre me një post ministri duke kundërshtuar gjithashtu edhe dy emra të propozuar nga kreu i BDI-së për poste të rendësishme në qeveri.

Votat e dy deputetëve të BDI-së janë të rendësishme në votimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Parlament, e cila për herë të parë do të ketë gjashtë ministrasi edhe zv.kryeministrin e parë, shqiptar.

Nga të njëjtat probleme, pra përçarja e brendshme, dje u rrezikua edhe votimi i Talat Xhaferrit për në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Negociatat në minutat e fundit bënë që deputetët hezitues të merrnin pjesë në votim.

“Votimi i kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi u vu në pikëpyetje pasi deputetët e degëve të komunave të Shkupit – Çair dhe Saraj paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në seancë, shkaku i kundërshtimit të nominimit të Bujar Osmanit dhe Artan Grubit për ministra. Kjo pamundësonte zgjedhjen e Xhaferit konform marrëveshjes Zaev-Ahmeti pasi nuk arrihej shumica minimale parlamentare prej 61 deputetësh”, u shpreh analisti Xhelal Neziri.

Maxhoranca aktuale është mjaft e brishtë pasi pritet që të votohet me 62 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Maqedonisë së Veriut, prandaj edhe situata e krijuar papritur ka ngritur alarmin mes shqiptarëve atje.

“Disa degë të BDI-së janë të pakënaqura me ndarjen e pozitave qeveritare. Këto pakënaqësi janë normale në partitë e koalicionet që përbëjnë pushtetin, por në rastin kur kemi një shumicë të lëkundshme parlamentare, kjo mund të sjellë në bllokimin e institucioneve apo edhe mosvotimit të qeverisë javën e ardhshme”, vijoi Neziri.

Marrëveshja e Ali Ahmetit me Zoran Zaev konsiderohet historike, jo vetëm për numrin e ministrive të marra, por edhe për faktin se shqiptarët do të kenë zv.kryeministrin e parë, që ka mjaft pushtet në qeveri si edhe postin e kryeministrit gjatë 100 ditëve të fundit të mandatit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %