28 Tetor, 2020

Press Online

info@pressonline.mk

Si ngadhënjeu Ronald Reagan

0 0
Read Time:1 Minute, 29 Second

Më 1968, gjatë një projekti për shkollën e lartë, 17-vjeçari Patrick Caddell bëri një sondazh në një lagje të klasës punëtore në Jacksonville, Fla. mbi garën e ardhshme presidenciale. Ai u habit kur dëgjoi vazhdimisht, “Wallace apo Kennedy, që të dy bëjnë”. Kjo dukej e pakuptimtë.

Guvernatori i Alabamas, George Wallace, një segregacionist, ishte e kundërta ideologjike dhe armik i përbetuar i Robert Kennedyt, që kishte ngulmuar për të drejtat civile në kapacitetin e prokurorit të përgjithshëm në administratën e të vëllait.

I riu, Caddell, kishte një interpretim: në politikë, ndjenjat peshojnë më shumë sesa politika. Me gjithë dallimet e dukshme, Wallace dhe Kennedy ishin që të dy burra nopranë; shumicën e kohës ata dukej sikur ishin të xhindosur në diçka. Votuesit nuk mund t’u binin në fije: ndjenja jashtë më 1968 (ndryshe nga 2020-a) ishte tëhuajësim.

Tevona, duke punuar nga dhoma e tij në konviktin e kolegjit, Caddell u bë konsulent politik me pagesë. Një prej klientëve të tij në zgjedhjet e 1972-s ishte Joe Biden, asokohe 29 vjeç, që po garonte për senator nga Delaware. Caddell i tha Bidenit që të mos i bënte yrysh kundërshtarit të tij.

Kjo vetëm sa do ta bënte atë të dukej si çdo politikan tjetër. Ai do të duhej të garonte kundër Washingtonit. Biden ia dëgjoi këshillën dhe fitoi.

Rick Perlstein e tregon këtë anekdotë në fillim të librit “Reaganland”, një histori tërheqëse politike e sociale në fund të viteve ’70. Më shumë se 700 faqe tutje, Perlstein vë re se vetë Biden u bë “një politikan i mirëkalibruar”. Perlstein nuk e thekson ironinë, por as nuk ka nevojë për të. Gëzimi i këtij libri, dhe arsyeja që mbetet taze për thuajse mijëra faqe tekst, është se personaliteti dhe karakteri vazhdimisht mpleksin zgjuarsinë konvencionale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %