28 Tetor, 2020

Press Online

info@pressonline.mk

Turizmi në Shqipëri, në situatë të rëndë nga pandemia Covid-19

0 0
Read Time:1 Minute, 27 Second

Instituti i Statistikave në Shqipëri, konfirmon situatën e rëndë që po kalon turizmi shqiptar, me një rënie drastike në krahasim me vitin e kaluar.

Në raportin e INSTAT janë publikuar të dhëna për dy tremujorët, e parë, duke vërejtur se nga 1 prilli e deri më 1 korrik numri i vizitorëve është ulur me 75,6 për qind. Edhe numri i net-qëndrimeve, sipas Institutit të Statistikave ka pësuar rënie.

Endrit Shima, përfaqësues i shoqatës së tur-operatorëve, thotë se numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë është thuajse zero, ndërsa turet e shtatorit janë anuluar të gjitha.

“Turoperatorët që merren me ture turistike me të huajt nuk kanë pasur asnjë tur këtë vit, ndërsa ata që merren me turizmin e plazhit dhe turizmin er ajonit raportojnë ulje rreth 10 herë në krahasim me 2019-ën. Duhet patjetër nga shteti dhe aktorët të fillojnë të mendojnë për plan shpëtimi për turizmin.”,- deklaroi Endrit Shima nga Shoqata e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike.

Një problem tjetër është edhe fakti që sipas Shimës, Shqipëria nuk ka akoma një status të qëndrueshëm në tregun europian apo botëror për sa i përket turizmit.

“Shumë vende, që në fillim të pandemisë kanë filluar të nxjerrin informacion dedikuar turistëve. Kjo do të thotë, që nëse ti si turist, pavarësisht situatës dhe gjithë vështirësisë do të vish në Shqipëri, atëherë ka informacion zyrtar, që tregon se si vihet në Shqipëri dhe çfarë masash ndiqen, që të sigurohet që ka protokoll masash dhe që Shqipëria mund të jetë vend i sigurt pavarësisht situatës, që po kalojmë.”,- u shpreh Endrit Shima nga Shoqata e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike.

Ata pak turistë që kanë ardhur në Shqipëri kanë zgjedhur kryesisht zonat bregdetare, ndërsa turizmi malor, ka pësuar një goditje edhe më të madhe.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %