28 Tetor, 2020

Press Online

info@pressonline.mk

Veseli zyrtarizohet te Salernitana

0 0
Read Time:39 Second

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Frederic Veseli është përforcimi i parë për edicionin e ri te Salernitana, ekip që garon në Serie B të Italisë.

Transferimi i Veselit është konfirmuar të martën nga klubi i Salernitanas. Ai ka kaluar nga Empoli. Veseli me ekipin e ri ka firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022.

27-vjeçari ka qenë pjesë e Empolit prej vitit 2016 kurse karrierë ka bërë edhe te Le Mansi, Lugano, Port Vale, Ipswich Towni, Bury dhe te të rinjtë e Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt.

Në edicionin e fundit, Veseli ka regjistruar 18 paraqitje në Serie B me Empolin dhe pesë tjera me Le Mansin në kategorinë e dytë të Francës ku ishte huazuar. Ai ka edhe 25 paraqitje me fanellën e Shqipërisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %