Austriaku qëndron dy orë e gjysmë në akull për rekordin e ri botëror

Një sportist austriak ka thyer të shtunën rekordin e vet për qëndrimin më të gjatë në akull. Ai duroi të ftohtin për 2 orë e gjysmë.

Duke mos veshur asgjë, Josef Koeberl arriti të qëndronte saktësisht dy orë e 30 minuta e 57 sekonda në një kabinë të mbushur me kuba akulli.

Koeberl, para turmës në qytetin Melk, theu rekordin e vet, të vendosur vitin e shkuar, për më shumë se 20 minuta, raporton AP.

Rreth 200 kilogramë akull u përdor për të mbushur kabinën.

Para tentativës për rekord, Koeberl u shpreh se “mendon pozitivisht” dhe kështu e lufton dhimbjen nga të ftohtit.

Pas suksesit ai thjesht doli në diell, nisi të hante akullore e të dilte në fotografi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *